A do mbyllet Shqipëria dy javë/ Brataj: Situata kritike, presim vendimin e Komitetit

A do mbyllet Shqipëria dy javë/ Brataj: Situata kritike, presim vendimin e Komitetit

16:44, 22/02/2021
A+ Aa A-

Kreu i Urgjencave Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja ka cilësuar si serioze situatën aktuale dhe shifrat e pandemisë që janë në rritje.

“Çdo rritje e këtyre numrave është një sinjal alarmi, nuk diskutohet që të jemi të kujdessshëm dhe të jemi të gatshëm për çdo lloj skenar, sa më shumë të shtojë aq më afër limitit të mundësive shkojmë. Këto 2-3 ditë po monitorojmë situatën që do të shohim në detaj, masat dhe situatën aktuale, ka ardhur momenti i vaksinës që duhet të ecim e hapa më të shpejta, por është momenti i fundit”, tha Brataj.

Ai cilësoi se Shqipëria është në ngjyrën portokalli që nuk ndan shumë nga e kuqja. “Komiteti është duke monitoruar çdo alternvativë. Shifrat dolën e janë shqetësuese dhe ne dimë shumë mirë që kur kalojnë shifrat 500 për 100 mijë banorë, është një indikator për shtrëngim masash. Kemi skenarin hapjes së spitaleve rajonale, e nuk mund të arrijmë në skenarin e fundit. Durrësi dhe Shkodra janë aktivizuar si spitale rajonale, presim dhe spitalet e tjera”, theksoi Brataj.

Por shefi i Urgjencës theksoi se personalisht është kundër mbylljes totale, një karantinë të plotë në të gjithë Shqipërinë sepse kjo do të ishte rëndë për ekonominë dhe për shqiptarët nga pikëpamja shëndetit mendor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco