VIDEO mizore/ Lidhen me zinxhirë e lihen jashtë në -12 gradë, qentë në Pogradec torturohen deri në ngordhje

VIDEO mizore/ Lidhen me zinxhirë e lihen jashtë në -12 gradë, qentë në Pogradec torturohen deri në ngordhje

13:32, 22/02/2021
A+ Aa A-

Edhe pse vitet kalojnë, duket se shqiptarët vazhdojnë të mos ndërgjegjësohen në lidhje me të drejtat e kafshëve dhe mbrojtjen e jetës së tyre.

Prej kohësh në rrjetet sociale dhe media kanë qarkulluar foto me pamje makabre ku kafshët janë helmuar, vrarë apo keqtrajtuar mizorisht nga njerëzit, por duket se ngjarjet nuk kanë të sosur.

Qyteti i radhës është Pogradeci, dhe qentë fatkeq duket se janë gjetur këtë periudhë të ftohtë të vitit, në këtë qytet.

Një ditë më patë, në faqen zyrtare të Animal Rescue Albania (ArsAlbania) u postuan disa pamje të trishta që vinin nga qyteti i Pogradecit, ku shfaqen qen të lidhur në mes të dëborës, në mes të hiçit, të pangrënë dhe në temperatura që arrijnë në -12 gradë celcius.

Faqja ka shkruar gjithashtu se Bashkia Pogradec ka paguar njerëz për të kapur qentë dhe për t’i transportuar ato drejt një vendi të shkretë, ku qentë janë lënë në kushte të tmerrshme deri në frymën e fundit të tyre.

Mirëpo, ajo çfarë nuk ka kaluar pa u vënë re është fakti se kjo ngjarje është përsëritur për të dytën herë në qytetin e Pogradecit, pasi vetëm 4 vite më parë, Bashkia e Pogradecit gjeti këtë ‘zgjidhje’ për qentë endacakë, duke lidhur rreth 40 qen në trungjet e pemëve në mes të dëborës, derisa ngordhën, nga etja, uria, i ftohti, dhimbja, apo nga të gjitha bashkë.

Arsalbania, një faqe e hapur në mbrojtje të të drejtave të kafshëve ka deklaruar gjithashtu se Bashkia Pogradec ka reaguar pas postimeve të njëpasnjëshme edhe nga qytetarët.

Bashkia në fjalë pretendon se ata nuk janë përgjegjës, dhe ka kaluar përgjegjësinë tek personi i punësuar i cili sipas tyre, torturonte kafshët.

Ndërkohë, stafi i Arsalbania pohon se të njëjtën përgjigje ka marrë nga Bashkia e Pogradecit edhe para katër vitesh, dhe ja ku jemi sot, në të njëjtën situatë, me pamje mizore nga qyteti i luleve dhe penës.

Më poshtë video dhe statusi i plotë nga Arsalbania:

Nese ka nje vend simbol ne vrasjen dhe trajtimin monstruoz te qenusheve qe kemi hasur gjate gjithe eksperiences tone ne ndihme te kafsheve, ky eshte Pogradeci.
Kemi dokumentuar vete se si Bashkia kishte punesuar nje person qe kapte dhe transportonte qenushet ne nje ish magazine ne periferi larg qytetit, e ku aty, ne ambiente tmerri qe vetem neper filma i kishim pare me pare, qenushet mbaheshin here lidhur e here zgjidhur, pa ushqim, te zhytur mes fekalesh, me tmerrin ne syte e tyre qe nuk mund te harrohet kurre. Qen te semure, kelyshe pa sy, derra e kuaj qe therreshin ne te njejtin ambient, sdo mund te na largohet kurre nga mendja. Arritem te largonim rreth 35 qen, ne temperaturen -12 grade dhe ne nje debore qe na paralizonte duart dhe mjetet për te levizur.
Morem premtimin nga Bashkia se kjo situate nuk do perseritej me, por ashtu sic edhe nuk kishim asnje dyshim, thjesht sa liruam vendin per shume e shume qenushe te tjere.
Sot pas 4 vitesh, jemi perpara nje situate thuajse identike. Nje tufe qensh te hedhur anes rruges, te ngrire nga i ftohti qe i mori jeten, pasi ishin lidhur ne nje prej rreth 40 trungjeve qe mbanin te lidhur ne mes te fushes rreth 40 qen, pa ushqim, pa uje, qe prisnin vdekjen nen debore e akull.
Personi, nje tjeter ish punonjes i Bashkise Pogradec, nje tjeter monster qe per arsye te perfitimit te disa kileve ushqim per qent, qe ja jepte derrave, mbante dhe torturonte qent qe kapte ne qytet.
Bashkia reagoi,
bashkia u zotua se ska gisht,
bashkia publikoi nje kallezim penal.
A duhet besuar bashkia Pogradec?
Ne nuk e dime se cfare ka ndodhur ne te vertete, por nje detaj bie ne sy ne reagimin e bashkise. Megjithese ata shprehen te indinjuar ne reagimin e tyre, megjithese ne komunikime private ata e identifikojne fajin te ish punonjesi i tyre, ata perseri, depozitojne nje kallezim anonim, pa emer e mbiemer.
Ky veprim sigurisht tregon se me se paku ata nuk e kane deshiren ti shkojne ne fund kesaj historie.
Megjithate reagimi juaj, beri qe ata te tremben, te levizin, mbase te ndalen.
Urojme qe keto skena nuk do te perseriten serisht, urojme megjithese nuk mundemi ta besojme kete gje.
Ju lutemi reagoni, mos harroni, denonconi.
Zeri jua i tremb,
reagimi juaj i tremb.
Ky monstruozitet ndodh dhe perseritet ne Pogradec.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albani23/02/2021 12:38

cfar te them behet fjale per njerez te pa pergjegjeshem pa shpirt pa ndjenja nuk mund te trajtohet asnje qeneje e gjall qe mere fryme ne kete menyre. Mallkuar qofshin keta njerez ( si ata qe i bejne keto gjera si ata qe i vejne keta mostra per te bere kete pune), dhe te mos harojne se nje dite do japin llogari para zotit, dhe nje gje ta dine se cfare mbjellin do korrin aty ku i dhemb me teper.

Arberi 22/02/2021 22:10

Kshu duhen lidh Rilindasit

Shto koment

Denonco