Nesër Shqipëria pushtohet nga acari, temperaturat shkojnë në -9

Nesër Shqipëria pushtohet nga acari, temperaturat shkojnë në -9

10:55, 27/01/2021
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar që nesër na pret një ditë e acartë.

Vendi ynë, por edhe rajoni i Ballkanit, ashtu si sot, dhe për ditën e enjte do të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta dhe të thata.

Nisur nga kjo, moti të enjten do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, bëjnë përjashtime vendet malore ku do të ketë vranësira kalimtare, duke filluar nga orët e pasdites.

Kjo paqëndrueshmëri do të shoqërohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën veriore dhe në qendër. Në relievet e larta malore, këto reshje me intensitet të ulët do të jenë në formën e dëborës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit. Parashikohet brymë e ngricë gjatë mëngjesit dhe gjatë ditës në zona të thella malore.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -9°C deri në 4°C

zonat e ulëta -6°C deri në 10°C

zonat bregdetare -2°C deri në 12°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco