Mjeku Erion Dasho në një shënim në facebook, shkruan se 7 apo 9 humbjet e jetës që raportohen çdo ditë nga Ministria e Shëndetësisë janë vetëm një fraksion i vogël i fataliteve ditore pasi shumë njerëz tani nuk preferojnë të trajtohen në shtëpi, ndërkohë që fatalitetet në spitalet e rretheve nuk raportohen.
‘Spitalet Rajonale në kaos si pasojë e mbingarkesës me pacientë të prekur nga COVID!
Familjarët e pacientëve refuzojnë transferimin në Tiranë dhe, kur nuk u ofrojnë vende në spitalin rajonal, preferojnë të trajtohen në shtëpi duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shkatërruar ekonominë!
7, 8 apo 9 humbjet e jetëve që raportohen çdo ditë janë vetëm një fraksion i numrit real të vdekjeve duke injoruar pacientët që vdesin në spitale rajonale, shtëpi, madje edhe në spitalet COVID (por që ministria dhe komiteti vazhdojnë t'i klasifikojnë si "SARS-CoV-2 negativë"!’
Ministria vazhdon të mbajë stadiumin hapur dhe ende nuk ka përfunduar 975 vaksinat e "kontrabanduara" para tre javësh, kurse përqindja e rasteve që testojnë pozitiv në raport me rastet e testuara ka kaluar sërish mbi 25%!
Katastrofa shëndetësore e paralajmëruar prej muajsh të tërë është ulur këmbëkryq në Shqipëri këtë fund janari...
© SYRI.net