Kujdes me mjekimet anti-Covid/ Mjekja: Po bëhen gabime trashanike në trajtimin e të rinjve

Kujdes me mjekimet anti-Covid/ Mjekja: Po bëhen gabime trashanike në trajtimin e të rinjve

17:44, 26/01/2021
A+ Aa A-

Mjekja nga Gjermani, Aurora Dollenberg gjatë një lidhje skype për Fax News tha se pavarësisht se jemi të fokusuar tek vaksina në këtë periudhë pandemie nuk duhet të harrojmë edhe ato të cilët janë të infektuar si të rinjtë sepse kanë nevojë për trajtimin e duhur për të mos u shkaktuar dëme në shëndet.

“Ne fokusin e kemi vënë patjetër tek vaksina, por nuk duhet të harrojmë që ato që janë të infektuar, të rinjtë kanë nevojë për trajtim, kanë nevojë për një mjek kompetent përsa i përket medikamenteve që ju jepen, kohën kur ju jepet, dozat e duhura.

Prandaj të nisur nga kjo lloj domodoshmërie e kohës ne si mjekë të Federatës së Mjekëve në Europë jemi mbledhur që në dhjetor dhe kemi konkluduar ato protokollet kryesore të trajtimit të cilat po zbatohen në të gjitha vendet europiane dhe patjetër zemrën edhe dëshirën e kemi të ndihmojmë popullin tonë shqiptar.

Kështu që këto protokolle ja kemi përcjellë përpara dy javësh edhe institucioneve përkatëse të Shqipërisë, por edhe të trevave të tjera shqiptare në mënyrë që edhe mjeku qoftë ai i qendrës spitalore, por edhe ato ambulatore deri në zonat e fshatit më rajonalet të kenë mundësi që të orientohen ehe pse mund të ketë mundësi të ekzistojnë disa lloje protokollesh”- u shpreh mjekja.

Në lidhje me trajtimin e Covidit-19 mjekja Dollenberg tha se antiviralët janë dhënë në mënyrë të ekzagjeruar, ndërsa përdorimi i oksigjenit tej normës së duhur ka sjellë dëmtimin e mushkërinjve. Ajo i ka cilësuar si gabime trashanike mënyrën e marrjes së medikamenteve në sasi të tepruar.

“Janë blerë medikamente pafund. Antiviralët janë dhënë në mënyrë të ekzagjeruar dhe sidomos ato më të shtrenjtit. Ka pasur raste kur janë dhënë edhe 2 antiviralë të njëkohësishme me besimin e mirë që do të funksionojë edhe më tepër. Janë bërë gabime trashanike në disa lloj aspektesh mjekësore.

Tendenca që të gjithë shqiptarët të kenë një bombol oksigjeni dhe ta gëzojnë sipas një rekomondimi të mjekut, por jo shumë të qartë është shumë e lartë dhe mund të themi që kjo ka çuar në një dëmtim masiv edhe të mushkërinjve sepse pjesa më e madhe e tyre tentojnë që t’i japin oksigjenin deri në 10 litra po të jetë e mundshme gjë që ka edhe efekte toksike për mushkëritë”- shtoj ndër të tjera Dollenberg.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco