‘Bubqi nën pushtetin e ujit’/ Kalaja denoncon situatën kaotike në të cilën gjenden banorët

‘Bubqi nën pushtetin e ujit’/ Kalaja denoncon situatën kaotike në të cilën gjenden banorët

12:41, 26/01/2021
A+ Aa A-

Reshjet e shiut të rënë ditët e fundit në zonë e Fushë-Krujës kanë sjellë probleme të mëdha te banorët e zonës. Situata është paraqitur problematike ku nuk kanë munguar as tensioni dhe frika nga rritja e nivelit të ujit në banesa

Gazetari dhe aktivisti i Shoqërisë Civile, Aulon Kalaja ka denoncuar nga terreni in-ekzistencën e shtetit mbi përmbytjet e ndodhura gjatë natës së mbrëmshme në fshatrat Murqinë, Mallkuç dhe Bilaj që janë pjesë e Njësisë Administrative të Bubqit.

Duke shpërndarë një video ku dallohen hektarë të tëra nën ujë, Kalaja thekson se banorët kanë kaluar orë të tensionuara gjatë natës, ndërkohë që dëmi ekonomik është kolosal ku sipas tij banorët mes frikës nga rritja e nivelit të ujit mundet të humbnin edhe të gjitha grumbullimet bujqësore që shërbenin për të mbajtur blektorinë.

‘Reshjet e shiut kanë përmbytur fshatrat Murqinë, Bilaj, Mallkuç. Problemi kryesor është mos pastrimi I shtratit të lumit Zezë. Banorët kanë kaluar orë të tensionuara gjatë natës sepse nga rritja e nivelit të ujit mundet të humbisnin edhe kafshët blektorale nga mbytja, që për ta janë burimi kryesor i jetesës.

Sipas tij dëmet e shkaktuara janë kolosale, banorët janë lënë në mëshirë të fatit ndërsa autoritete shtetërore janë in-ekzistente në këtë zonë.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco