Ikën shiu vjen acari/ Ja sa do të ulen temperaturat të mërkurën

Ikën shiu vjen acari/ Ja sa do të ulen temperaturat të mërkurën

13:15, 26/01/2021
A+ Aa A-

Sistemi frontal i cili kaloi në vend po përfundon aktivitetin e vet duke i lënë vendin masave masave ajrore të ftohta e të qëndrueshme.

Si rrjedhojë, ditën e mërkurë parashikohet mot i kthjellët me përjashtim të zonave malore ku vranësirat do të jenë të pakëta deri mesatare, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Prej mesnatës e deri afër mëngjesit borë lokale e dobët në zonat malore.

Era, do të fryjë nga veriperëndimi e vrullshme dhe me rrahje përgjatë gjithë zonave bregdetare dhe luginave, duke u pasuar nga valëzim i forcës 4-5 ballë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme dhe negative në një pjesën të madhe të vendit. Brymë e ngricë gjatë mëngjesit dhe gjatë ditës në zona të thella malore.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -7°C deri në 1°C

zonat e ulëta -2°C deri në 9°C

zonat bregdetare 1°C deri në 9°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco