Shira dhe rënie e ndjeshme temperaturash në të gjithë vendin Kuqishtë, bjeshkët e Rugovës, Dardaní

Shira dhe rënie e ndjeshme temperaturash në të gjithë vendin

07:50, 26/01/2021
A+ Aa A-

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm me reshje në të gjithë territorin. Gjatë pasdites reshjet do të ndalen duke i lënë vendin motit të kthjellët dhe vranësirave.

Meteoalb njofton se sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 01°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 08°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 10°C. Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -4°C në 00°C dhe në zonat e ulëta nga -1°C në 03°C.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco