IGJEUM: Priten reshje intensive në 23 - 26 janar dhe vërshime lumenjsh

IGJEUM: Priten reshje intensive në 23 - 26 janar dhe vërshime lumenjsh

14:10, 23/01/2021
A+ Aa A-

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave 23 - 26 janar 2021 priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri, por dhe në jug të territorit.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin, Bunë, në liqenin e Shkodrës dhe në lumin Vjosë.

Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël të shoqëruara edhe me rrëshqitje të dherave, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Lumenjtë e tjerë do kenë rritje të prurjeve por parashikohen me rrezik më të ulët nga përmbytjet.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve do të ketë njoftim.

PARASHIKIMI

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt. 23) dhe nesër (e diel, dt. 24) priten reshje intensive në qarqet Shkodër dhe Gjirokastër por lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër. Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje mesatare por lokalisht intensive në Kukës, Lezhë, Berat, Korçë dhe Vlorë.

Reshjet pritet të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në veri dhe verilindje të vendit, sot dhe nesër reshjet priten të jenë edhe në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 500 mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt. 24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 8 / 13 °C, në vendet e ulëta 6 / 14 °C dhe në vendet malore 0 / 7 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt. 23) dhe nesër (e diel, dt. 24) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco