Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e shtunë

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e shtunë

23:00, 22/01/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Ashtu siç është njoftuar nga data 22 deri në datën 26 vendi ynë do të përfshihet nga moti i paqendueshem. Reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpasherëshme gjatë gjithë këtyrë ditëve, por për tu theksuar mbetet zona veriperëndimore dhe ajo jugore ku reshjet do të jenë intensive në intervale kohore nga 6 deri në 12 orë. Kjo situatë parshikohet të sjelli prurje të larta në lumenjt kryesorë të vendit (Drini, Buna, Vjosa).

Në veri-verilindje në latësin mbi 300 metra  dhe juglindje në lartësin mbi 800 metra reshje bore kryesisht ditën e diel dhe të henë.

E gjithë kjo situatë do të shoqërohet me erë nga kuadrati i jugut me shpejtësi  mesatare 1-8m/sek,  e cila hera-herës stuhi ere përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore kryesisht me shpejtësi deri në 25-30m/sek. Deti i forcës 6-7 ballë.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco