Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Mbyllet Kapshtica, shqiptarët nuk lejohen të futen në Greqi

Mbyllet Kapshtica, shqiptarët nuk lejohen të futen në Greqi

16:48, 22/01/2021
A+ Aa A-

Të paktën deri në datën 8 shkurt, pika kufitare e Kapshticës do të jetë e mbyllur për shqiptarët që duan të futen në Greqi.

Ministria e Jashtme njoftoi lajmin, ku shpjegoi se vendimi vjen nga qeveria greke për shkak të shtrëngimit të masave kundër koronavirusit.

“Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë do të jetë e lejuar nga ora 06:00, deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë”, njoftoi Ministria e Jashtme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco