Denoncimi i LSI: Mjekët në Vorë pa doreza e dezinfektantë, vjen reagimi

Denoncimi i LSI: Mjekët në Vorë pa doreza e dezinfektantë, vjen reagimi

10:50, 21/01/2021
A+ Aa A-

Koordinatori i LSI-së në Vorë, Vojo Bregu ka deklaruar se disa mjekët dhe infermierë të qendrës shëndetësore të Vorës i kanë drejtuar një ankesë Ministrisë së Shëndetësisë se kanë mungesë të mjeteve bazike si doreza dhe dezinfektantë.

Bregu shprehet se mjekët po përballen me një sistem të korruptuar të Shëndetësisë dhe se injoron mjekët dhe infermierët në Vorë pasi nuk i shërbejnë për propagandë.

‘Mjekët dhe infermierët e Vorës i shkruajnë letër Ministres së Shëndetësisë. Një grup mjekësh dhe infermierësh të Qendrës Shëndetësore Vorë i kanë drejtuar një ankesë Ministrisë së Shëndetësisë për kushtet në punë. Ata shprehen se ju mungojnë mjetet bazike si doreza dhe dezinfektantë.

Shpesh mjekët dhe infermierët akuzohen për apati dhe korrupsion. E vërteta është se ata, si të gjithë, përballen me një sistem të korruptuar i cili jo vetëm i lë pa mjete në vijën e parë të luftës po dhe i injoron totalisht për sa kohë nuk i shërbejnë kasetave propagandistike.

Kjo po ndryshon dhe do ndryshojë kur të gjithë mjekët të marrin guximin dhe të flasin hapur. Si mjekët dhe infermierët e Vorës’, shkruan Vojo Bregu.

I menjëhershëm ka qene edhe reagimi i Qendrës Shëndetësore Vorë ku përgënjeshtron denoncimin e bërë nga koordinatori i LSI sipas të cilit mungojnë masat mbrojtëse për personelin shëndetësor. Në përgjigje të këtyre akuzave, qendra shëndetësore Vorë ka bërë publike gjendja në magazinën e qendrës shëndetësore ku shihet stoku i pajisjeve mjekësore për personelin shëndetësor.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco