Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e enjte

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e enjte

23:11, 20/01/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SH.M.U.!

Nisi kështu një situatë tjetër meteorologjike. Reshjet e shiut të enjten e të premten do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët e përkohësisht mesatar. Intensitet të lartë reshjet do të arrijnë në fundjavë me rrebeshe shiu të herëpashershme si dhe fillimin e javës së ardhshme. Reshjet e borës do të rikthehen në zonat malore, kryesisht në fundjavë deri në lartësitë 1000m.

Karakteristike do të jetë era e vrullshme jugore gjatë këtyre ditëve. Edhe pse dëbora do të jetë prezente në zonat malore, kjo erë do të sjellë shkrirje të dëborës në lartësitë deri 1500m dhe rritje temperaturash.  

Ditë të mbarë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco