Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e mërkurë

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e mërkurë

23:15, 19/01/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga Sh.M.U dhe më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit për këtë javë!

Duke bërë një panoramë të përgjithshme rreth parashikimit të motit për këtë javë ajo që vihet re është moti me luhatjet e tij. Më konkretisht:

Ditën e nesërme (Martë) moti parashikohet i kthjellët dhe i acartë me temperatura në vlera negative në orët e mëngjesit.

Mesi i javës sjell ndryshime si në fushën termike ashtu dhe pranisë së reshjeve. Nga e Mërkura parashikohet shtim i vranësirave si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Temperaturat do të pësojnë rritje duke mbetur në vlera negative vetëm në zonat malore.

Ditën e Enjte do të mbeten prezente vranësirat si dhe reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në veri dhe jug. Në lartësitë mbi 1000 metër në zonat malore reshje të dobta dëbore.

Dita e Premte parashikohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar. Në lartësitë mbi 900 metër në zonat malore reshje të dobta dëbore.

Për tu theksuar është dita e Shtunë pasi parashikohet me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar, ndërsa në zonën e veriut dhe atë jugore reshjet e shiut do të jenë me intensitet të lartë. Në lartësitë mbi 500 metër në veri – verilindje dhe lartësitë mbi 800 metër në juglindje reshje të dendura dëbore.

Dita e Premte dhe e Shtunë pritet të kenë erë të fortë dhe intensive me drejtim nga kuadrati i jugut problematike në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare duke u shoqëruar me valëzim të forcës 5 deri në 7 ballë!!!

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco