Trinjakët shqiptarë që lindën në prag të Vitit të Ri në Zvicër

Trinjakët shqiptarë që lindën në prag të Vitit të Ri në Zvicër

14:52, 19/01/2021
A+ Aa A-

“Unë jam mjaft krenare për të tre” – kështu ndihet nëna e trinjakëve shqiptarë që lindën në prag të Vitit të Ri në Baden.

Nëna e trinjakëve, e cila jeton në Bad Zurzach të Zvicrës, flet për shtatzaninë, lindjen dhe gjithashtu sa të lumtur janë dy fëmijët e saj më të mëdhenj me tre pasardhësit.

Në orën 07:52 të mëngjesit të 1 janarit, jeta e 31-vjeçares Ardiana Aliaj ndryshoi rrënjësisht.

Pas dhimbjeve që iu paraqitën, nëna e dy fëmijëve nga Bad Zurzach u bë nënë e pesë fëmijëve. Trinjakët e saj Roani, Kiani dhe Troi kanë lindur me operacion cezarian në spitalin kantonal të Badenit (KSB). Treshet e tilla lindin rrallë, zakonisht një herë në vit.

"Tani kam kohë ta përpunoj gjendjen. Mbi të gjitha, se me të vërtetë u bë realitet". Kështu thotë nëna rreth dy javë më vonë. Trenjaktë kanë lindur në javën e 33-të, gati dy muaj më herët. Roani peshonte 2 kg e 10 gram, Kiani 1 955 gramë dhe Troi peshonte 2 kilogramë e 70 gramë.

“Ata po ia dalin aq mirë, unë jam shumë krenare për të tre”, thotë nëna e lumtur. Pas gjashtë ditësh ajo ka mundur të dal nga spitali, ndërsa trenjakët do të duhet të qëndrojnë atje edhe për një kohë. Nuk është një hap i lehtë për 31-vjeçaren.

Ajo për “Aargauer Zeitung” pohon: “Nuk i kam më në bark, por as nuk i kam me vete”.

Edhe rruga nga Bad Zurzach, ku ajo jeton, deri në KSB gjithashtu e shqetësoi atë: “Është gati gjysmë ore deri atje”. Por ekipi i neonatologjisë u ben nje kujdes aq të mirë vogëlushëve të saj, saqë pas dhimbjes fillestare të ndarjes, ajo ishte e sigurt se ata ishin në duar të mira.

“Çdo herë më mbingarkon mënyra se si i trajtojnë ata fëmijët. Unë nuk mund të bëja më mirë vetë”. Gratë gjithashtu e inkurajuan atë shpesh duke i treguar përparimin që djemtë po bëjnë.

Për menaxhuesen e repartit Bettina Schober, e cila në KSB ka punuar për 21 vjet, trinjakët në repart janë diçka e veçantë: “Si me prindërit, ashtu edhe me fëmijët zhvillohet një lidhje e veçantë. Ata shpesh janë me ne tashmë me javë dhe ne i njohim shumë mirë. Ndonjëherë ndodh gjithashtu që ata vijnë për t`i vizituar më vonë ose dërgojnë ndonjë foto të ditës së parë të lindjes së tyre “në mënyrë që të dimë se si janë zhvilluar”.

Trinjakët janë zhvilluar shumë mirë që nga lindja, thotë Schober: “Në fillim ata kishin nevojë për mbështetje për të marrë frymë, por kjo është krejt normale në këtë moshë”, transmeton Shtegu.com.

Ata kishin pauza të vogla në frymëmarrje, por u morën masat e përkujdesjes së nevojshme. “Çështja e madhe është struktura ushqyese. Shumica e tyre janë analizuar, por ata tashmë janë duke bërë përpjekjet e tyre të para për të pirë në gji ose shishe. “Të tre marrin vetëm qumështin e gjirit të pasuruar. Prindërit mund t`i vizitojnë trenjakët gjatë gjithë kohës.

Kur të kenë përfunduar 35 javët e tyre, Roani, Kiani dhe Troi mund të shkojnë në shtëpi sa më shpejt, shpjegon menaxherja e repartit: “Kjo do të zgjatë për rreth dy javë”.

Deri atëherë, trinjakët duhet të mësojnë shumë: “Ata duhet të jenë në gjendje të pinë vetë dhe në një kohë të mirë, nuk duhet të bëjnë më pushime të frymëmarrjes dhe të jenë në gjendje të ruajnë temperaturën e trupit pa marrë ngrohtësi shtesë”.

Kur të largohen nga spitali, departamenti i neonatologjisë gjithashtu jep këshilla se cilat pika të kontaktit prindërit mund të kontaktojnë nëse kanë nevojë për mbështetje.

Ardiana Aliaj e pret me padurim. Në javën e 28-të të shtatzënisë, ajo u zhvendos me burrin e saj dhe dy fëmijë të mëdhenj, 7 dhe 5 vjeç, nga St. Gallen përsëri në Bad Zurzach, ku është rritur.

Pa ndihmë, ata nuk do t’ia dilnin mbanë. Familja e saj jeton këtu dhe do t’i mbështesë në jetën e përditshme. Sigurisht, ajo mendoi nëse mund të vendosej këtu për dy fëmijët e mëdhenj dhe gjithashtu për financat. “Por gjëja më e rëndësishme është që ata janë në rregull, në fund të fundit, ishte një shtatzëni me rrezik të lartë”.

31-vjeçarja dhe burri i saj, me të cilin është martuar që nga viti 2013, kishin menduar gjatë nëse dëshironin një fëmijë të tretë. Ata vendosën ta bënin atë dhe kishin befasinë e një jete të tërë me shtatzaninë e trefishtë. «Unë kam dy vëllezër që janë binjakë dhe djali im i parë ishte gjithashtu binjak, por zemra e fëmijës së dytë pushoi së rrahuri në muajin e gjashtë të shtatzënisë»  shprehet nëna e fëmijëve.

Ajo rrëfeu momentet e saj të para kur kuptoi për fëmijët, se kurrë nuk priste që prapë do të ishte shtatëzanë me binjakë, e lëre më trinjakë. Ajo kujton vizitën te mjeku:

“Mjeku shikonte diçka. Dhe pastaj ai heshti. Pyeta nëse gjithçka ishte në rregull, po ai tha se duhej të shikonte akoma. Ai pa një të tretë. Nuk mund ta besoja! Thjesht mendova: "Si mund të ndodhë që janë tre?!”

Nëna e re qesh:" Shtatzënina ime ishte një shtatzëni si në ëndërr!".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco