Rriten fatalitetet/ MSH: 581 raste të reja, 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Rriten fatalitetet/ MSH: 581 raste të reja, 5 humbje jete në 24 orët e fundit

16:50, 16/01/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesuni për higjenën vetjake.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3029 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 581 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 177 raste në Tiranë, 37 raste në Vlorë, 28 raste në Elbasan, 26 raste në Durrës dhe Fier, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Kavajë, 20 raste në Dibër, 19 raste në Shkodër, 16 raste në Krujë dhe Berat, 14 raste në Sarandë, 12 raste në Mat, 10 raste në Kamëz dhe Peqin, 9 raste në Kukës, 8 raste në Kurbin, Prrenjas, Gramsh, 7 raste në Mallakastër, Divjakë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Librazhd, Bulqizë, Shijak, Kuçovë, Libohovë, 4 raste në Korçë, Tropojë, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Belsh, 3 raste në Rrogozhinë, Delvinë, Vau i Dejës, Dropull, 2 raste në Tepelenë, Vorë, Patos, Poliçan, 1 rast në Mirditë, Përmet, Selenicë, Roskovec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,090 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 276 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (16 Janar 2021)

Raste të reja ditore        581

Të shëruar në 24 orë     465

Të shtruar në spitale     276

Humbje jete në 24 orë   5

Testime ditore              3029

Testime totale            310,667

Raste pozitive             67,216

Raste të shëruara       40,090

Raste Aktive                25,856

Humbje jete                 1270

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14899

Fier  1923

Shkodër   1384

Durrës  1429

Lezhë  1017

Vlorë   1030

Korçë    890

Elbasan  1032

Berat  832

Dibër  552

Gjirokastër 477

Kukës 391

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco