Moti i ftohtë/ ARRSH apelon për përdorimin e zinxhirëve në këto akse rrugore

Moti i ftohtë/ ARRSH apelon për përdorimin e zinxhirëve në këto akse rrugore

11:09, 16/01/2021
A+ Aa A-

Autoriteti Rrugor Shqiptar apelon për përdorimin e zinxhirëve në disa akse rrugore të vendit.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë, Nikollare-Strelcë, Qafë Priskë-Qafë Mollë”.

Sipas ARRSH, gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët bore në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërndarjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese, teksa qarkullimi në këto rrugë kryhet pa probleme.

“Drejtuesit e mjeteve te tregohen te kujdesshem, te reduktojne shpejtesine, te respektojne sinjalistiken rrugore, te pajisen me goma dimerore dhe zinxhire”, shkruan ARRSH.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco