Intervista/ Face Yoga, kultura e re e jetesës hyn në Shqipëri

Intervista/ Face Yoga, kultura e re e jetesës hyn në Shqipëri

09:10, 15/01/2021
A+ Aa A-

Melisa Bramka/

Elisabeta Gjonpali, një ish-miss që ia ka kushtuar aktivitetin e saj psikologjisë dhe të jetuarit shëndetshëm, është çertifikuar si trajnere për FaceYoga, një disiplinë e shëndetit fizik dhe mendor që ka hyrë dhe në Shqipëri falë punës së saj.

Elisabeta Gjonpali, ka mbaruar shkollën e lartë për Psikologji dhe nivelin master për Psikoterapi Pozitive. Është trajnuar, specializuar dhe diplomuar si udhëheqëse (instruktore) e Yogës së fytyrës (Face Yoga). Është themeluese e Elisabeta_breath_balance, një organizatë e cila ofron shërbime Psikoterapie dhe Yoga dhe promovon një stil jetese të shëndetshme. Në moshën 17 vjeçare është shpallur në një nga kompeticionet më të njohura në vend, si “Më e bukura e Shqipërisë” (Miss Shqipëria) për vitin 2000.

Ju jeni psikoterapiste, a keni pasur informacion gjatë shkollimit tuaj për disiplinën e Yogës, si keni rënë në kontakt me të?

Dega për të cilën unë jam diplomuar në thelb ka shëndetin mendor dhe gjatë leximeve dhe hulumtimeve si studente jam mahnitur nga benefitet që ofron disiplina e Yogës. Duke patur filozofinë e të jetuarit shëndetshëm në rutinën time të përditshme kam brendësuar Yogën e trupit (Hatha Yoga) të cilën kam vite që e ushtroj. Gjithashtu si një ish basketbolliste jam shumë e dhënë pas aktiviteteve fizike dhe sporteve si vrapi, kërcimi (në veçanti kërcimet latine), boksi dhe çdo sport tjetër që më jep kënaqësi. Pra sportet, Yoga e trupit dhe e fytyrës erdhën shumë natyrshëm tek mua edhe si rezultar i stilit të jetesës të shëndetshme që tashmë është bërë pjesë e pandarë e imja prej 17 vitesh.

 Çfarë është Face Yoga? A ka përfitime në aspektin e shëndetit mendor?

Face Yoga (Yoga e fytyrës) është praktika e ushtrimeve të ndryshme të muskujve të fytyrës për të krijuar një pamje më rinore dhe një fytyrë me të tonifikuar me më pak rrudha. E vërteta është se joga e fytyrës ashtu si praktikat e tjera të Yogës ofron një larmi përfitimesh për praktikuesit e saj përtej pamjes fizike. Ndërsa objektivi i kësaj praktike është kryesisht i përqendruar në fizik (fytyrë), ai gjithashtu ka në fokus edhe mirëqënien e brendshme. Pra Face Yoga përqëndrohet në stërvitjen e muskujve të fytyrës, por për ta bërë këtë përdor teknikën e kontrollit të frymëmarrjes, si dhe yoga specifike të posturës (qëndrimet e trupit) të gjitha këto kontribuojnë në mirëqenien e përgjithshme dhe në rritjen e vetvlerësimit.

A ka interes në Shqipëri për face yoga? Si i zhvilloni seancat e trajnimit?

Face Yoga është një alternative natyralë e sigurt pa asnjë efekt anësor. Gjatë kësaj pandemie tek njerëzit është rritur niveli i ndëgjegjësimit ndaj kujdesit vetjak sidomos ndaj shëndetit mendor, fizik dhe emocional dhe po orientohen ndrej metodave sa më natyrale. Duke marrë parasysh situatën dhe respektimin e masave të sigurisë seancat zhvillohen online, në grup ose individuale.

Ç’mund të arrini me face yoga?

Face Yoga është për të tëra moshat dhe për të dyja gjinitë. Njëkohësisht ajo ushtrohet në të tëra fazat e jetës duke qenë se problematikat që ne kemi ndonjëherë nisin që në moshë të hershme. Për këtë arsye Face Yoga mund të thuhet se parandalon në moshë të re efektet e padëshirueshme që mund të shfaqen në një moshë të rritur; eleminon rrudhat, rrathët, enjtjet e fytyrës dhe mollëzat e rëna si dhe ofron shumë benefite të tjera; dhe përmirëson ndjeshëm pamjen, gjendjen shpirtërore dhe stilin tënd të jetesës.

Image

Ka lidhje me spiruatiletin ky aktivitet?

Yoga është një disiplinë shpirtërore e cila në thelb ka balancën midis mendjes, trupit dhe shpirtit. Yoga ne teresi njihet për aftësinë e saj për të lehtësuar stresin dhe për të promovuar relaksimin. Në fakt, studime të shumta kanë treguar që mund të zvogëlojë sekretimin e kortizolit (hormonit primar të stresit). Përveç përmirësimit të shëndetit tuaj mendor, disa studime sugjerojnë që praktikimi i yogës mund të zvogëlojë inflamacionin gjithashtu, lehtëson dhimbjet e migrenës dhe nxit zakonet e shëndetshme të të ngrënit. Aktualisht rreth 300 milion njerëz anembanë globit praktikojnë Yogën. Sipas një studimi të zhvilluar me 52 gra të cilat vuanin nga ankthi dhe depresioni kanë shfaqur një pakësim të simptomave të tyre vetëm pas 12 seancave të Hatha Yoga. Të ushtrosh yogën për 15 min çdo ditë ndihmon në rritjen e imunitetit të trupit duke patur një sistem limfatik të shëndetshëm, ndryshon kiminë e trurit duke promovuar rritjen e neuroneve dhe përmirëson ndjeshëm gjëndjen shpirterore dhe emocionale.

Përfitimet e Face Yoga:

Më poshtë janë përfitimet e shumta që mund të merrni përmes yogës së rregullt të fytyrës. Përmes teknikave të frymëmarrjes së thellë e furnizoni fytyrën dhe mendjen me më shumë oksigjen.

Ndjenjat e relaksimit dhe lehtësisë;

Qartësi e mendjes dhe mendimeve;

Më shumë vetbesim i cili vjen si rrezultat i asaj që ndihemi dhe dukemi më mirë se më parë;

Rritje e rrjedhjes së gjakut dhe qarkullim më të mirë të tij;

Më pak dhimbje koke se më parë;

Më pak rrudha dhe një fytyrë më e tonifikuar.

Një fytyrë më simetrike.

Një fytyrë më rrezatuese.

Një nofull me e skalitur.

Reduktimi i enjtjes së fytyrës (kur zgjohemi në mëngjes)

Mollza të ngritura

Buzë më voluminoze

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco