Rriten rastet e reja/ MSH: 660 infektime, 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Rriten rastet e reja/ MSH: 660 infektime, 5 humbje jete në 24 orët e fundit

17:39, 14/01/2021
A+ Aa A-

Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë ka rritur testimet në dy ditët e fundit janë rritur njëkohësisht edhe rastet me infektime të reja. Sipas të dhënave të 24 orëve të fundit, në vend janë shënuar 660 raste të reja me Covid si edhe 5 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesuni për higjenën vetjake.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3695 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 660 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 250 raste në Tiranë, 39 raste në Vlorë, 34 raste në Kurbin, 33 raste në Durrës dhe Lushnje, 26 raste në Kavajë, 23 raste në Krujë, 22 raste në Berat, 19 raste në Fier, 17 raste në Kamëz, 16 raste në Sarandë, 11 raste në Shkodër dhe Mat, 10 raste në Lezhë, Ura Vajgurore, 8 raste në Librazhd, Klos, Gramsh, 7 raste në Prrenjas, 6 raste në Mirditë, Shijak, Vorë, 5 raste në Pogradec dhe Kuçovë, Mallakastër, 4 raste në Korçë, Rrogozhinë, Vau Dejës, 3 raste në Kukës, Divjakë, Dibër, Skrapar, 2 raste në Elbasan, Tropojë, Belsh, Patos, Cërrik, Poliçan, 1 rast në, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Selenicë, Malësi e Madhe, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 386 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,246 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 48-74 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (14 Janar 2021)

Raste të reja ditore        660

Të shëruar në 24 orë      386

Të shtruar në spitale      271

Humbje jete në 24 orë   5

Testime ditore               3695

Testime totale            304,108

Raste pozitive             65,994

Raste të shëruara       39,246

Raste Aktive                25,487

Humbje jete                 1261

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   14720

Fier       1846

Shkodër   1388

Durrës  1390

Lezhë  1023

Vlorë   1032

Korçë          933

Elbasan  966

Berat     827

Dibër    528

Gjirokastër 463

Kukës   371

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco