FOTO/ Rivihen në punë linjat e tensionit të lartë, rrëzuar nga dëbora

FOTO/ Rivihen në punë linjat e tensionit të lartë, rrëzuar nga dëbora

14:44, 13/01/2021
A+ Aa A-

OST njoftoi të mërkurën se ka arritur të vërë në punë sot në orën 9:15, linjën Fierzë – Peshqesh dhe po vijon riparimin e linjave 400/220kV, Koman – KosovaB dhe Fierzë – Koman ku brigadat e linjave po bëjnë të pamundurën për t’i kthyer në gjendje normale, pavarësisht terrenit dhe kushteve atmosferike në të cilat po punohet.

Sipas OST, “gjatë pasdites së të martës dhe në vazhdim, qenë jashtë pune, linja 220kV Elbasan1– Fier, linja110kV Ulëz-Kurbnesh dhe mëngjesin e sotëm edhe linja 220kV Fierzë–Peshqesh pas një avarie.

Menjëherë grupet e punës të njësive operative nisën kontrollet dhe evidentuan dëmet që kryesisht ishin këputje përcjellësi dhe hapje harku.

Pas një pune të shkëlqyer dhe intensive të brigadave të linjave, u rivu në punë linja Fiezë – Peshqesh, pasi gjatë mesnatës ishin rregulluar edhe linjat Elbasan1–Fier dhe Ulëz–Kurbnesh.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco