MSH luan me testimet: 656 raste të reja, 5 humbje jete në 24 orët e fundit

MSH luan me testimet: 656 raste të reja, 5 humbje jete në 24 orët e fundit

17:26, 12/01/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë vazhdon të luajë me numrin e testimeve, ku një ditë i ul në mënyrë të ndjeshme dhe më pas I dyfishon. Nëse ditën e djeshme u deklaruan 1655 testimeve, ditën e sotme numri i tyre është deklaruar 3727. Ndërkohë që numri i rasteve të reja dhe humbjeve të jetëve nga Covid mbetet në shifra të njëjta.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3727 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 656 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 190 raste në Tiranë, 49 raste në Durrës, 27 raste në Elbasan dhe Vlorë, 25 raste në Krujë, 24 raste në Lushnje, 21 raste në Shkodër dhe Lezhë, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Berat, 16 raste në Pogradec, 15 në Mallakastër, 14 raste në Kurbin, 12 raste në Fier, Mat, Sarandë, 11 raste në Dibër dhe Korçë, 9 raste në Kukës dhe Gramsh, 8 raste në Mirditë, Divjakë, Kuçovë, 7 raste në Malësi e Madhe, 6 raste në Kamëz dhe Klos, 5 raste në Vorë, 4 raste në Delvinë, Prrenjas, Bulqizë, Cërrik, 3 raste në Rrgozhinë, Librazhd, Ura Vajgurore, Selenicë, Peqin, Shijak, Libohovë, Konispol, Skrapar, 2 raste në Has, Tropojë, Gjirokastër, Tepelenë, Belsh, Roskovec, Kolonjë, Patos, Poliçan, Përmet, 1 rast në Vau i Dejës.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 440 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,421 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 258 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 51-78 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, respektoni rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdesuni për higjenën vetjake.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (12 Janar 2021)

Raste të reja ditore        656

Të shëruar në 24 orë      440

Të shtruar në spitale      258

Humbje jete në 24 orë   5

Testime ditore               3727

Testime totale            297,106

Raste pozitive             64,627

Raste të shëruara       38,421

Raste Aktive                24,954

Humbje jete                 1252

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   14396

Fier       1821

Shkodër   1363

Durrës  1335

Lezhë    1005

Vlorë     1006

Korçë           913

Elbasan  918

Berat     802

Dibër     556

Gjirokastër 457

Kukës    382

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco