Çfarë pritet të ndodhë me motin në Tiranë më 13 janar

Çfarë pritet të ndodhë me motin në Tiranë më 13 janar

18:51, 11/01/2021
A+ Aa A-

Shirat e dendur duket se kanë marrë fund duke i dhënë mundësi autoriteteve që të ndërhyjnë për të rekuperuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Megjithatë, moti do të sillet ekzaktësisht si për dimër në Shqipëri, ku pas shirave tashmë na pret acari dhe debora.

Ashtu siç raportoi në mëngjes edhe Meteoalb, gjatë orëve në vijim vendi do të përfshihet nga temperatura të ulta dhe reshje të dendura dëborë në pjesën lindore dhe veri-lindore të tij.

Reshjet e dëborës pritet të fillojnë mbrëmjen e datës 13 janar dhe do të përfshijnë malësinë e Tiranës, Përrenjasin, Pogradecin si edhe të gjithë pjesën lindore dhe veri-lindore të Shqipërisë.

Stacionet meteorologjike rajonale bëjnë me dije se parashikohet që në zonat në fjalë të bjerë 2 deri në 3 cm/ orë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco