Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

IN MEMORIAM/ Në Itali vdiqën 750 % më pak mjekë se në Shqipëri, mirënjohje për mjekët tanë të shkëlqyer

IN MEMORIAM/ Në Itali vdiqën 750 % më pak mjekë se në Shqipëri, mirënjohje për mjekët tanë të shkëlqyer

17:38, 05/12/2020
A+ Aa A-

Mjeku Edvin Prifti në një In Memoriam për mjekët që humbën jetën nga Covid në Shqipëri, shkruan se ata dhanë jetën për të shpëtuar jetë.

Vetë shifrat e humbjeve në radhët tona, sipas kolegut të tyre, tregojnë dedikimin e tyre të jashtëzakonshëm ndaj qytetarëve.

‘Po lexoja sot një listë me emrat e 19 kolegëve tanë mjekë që kanë humbur jetën e tyre nga Covid-19. Çdo emër prej tyre mbarte mijëra emra të tjerë pacientësh të shëruar, çdo emër mbarte sakrificat e panumërta të studimit, punës, lodhjes së turneve të natës. Balzaku thoshte që çdo mjek ka varrezën e vet. Covidi mesa duket ka varrezën e tij të mjekëve dhe infermierëve.

E pra edhe çdo mjek si çdo njeri, një ditë do të vdesë dhe do të mbartë me vete rëndesën e humbjeve dhe gëzimin e fitoreve kur ka shkulur nga kthetrat e vdekjes pacientin që i ka besuar jetën. Është pak të them mirënjohjen ndaj tyre, dhimbjen ndaj kolegëve dhe shokëve që aktualisht luftojnë me vdekjen, deshirën e tyre të madhe për të jetuar, dhe dhimbjen që ndjejnë familjet e tyre, shokët dhe kolegët e tyre. Pa dashur të përmend emrat e këtyre heronjve të heshtur që po ikin pa i lënë asnjë dhembje kësaj shoqërie për të cilën ata dhanë aq shumë.

Por kjo është një shoqëri pa memorie që vështirë se do t'i kujtoj. Kjo është një shoqëri e metamorfozuar, e shkarë binarësh, ku njerezit e saj më me vlerë po kthehen në epitafe të thjeshtë rrugëve dhe rrugicave të qyteteve tona. 19 mjekë nga 3000 mjekët e Shqipërisë humbin jetën, me pak fjale 0.63% e numrit të mjekëve. Në Itali kanë vdekur 216 mjekë nga 245000 mjekë që ka Italia ose 0.088% e tyre, pra 7.5 herë më pak se në ose 750% më pak.

Këto shifra tregojnë dedikimin e jashtëzakonshëm të mjekëve tanë të shkëlqyer. Këto shifra tregojnë që mjekët tanë i shërbyen pacientëve në nevojë paçka rrezikut për t'u infektuar. Një zemër e madhe e tyre! Dr. Carlo Urbani ishte mjeku që zbuloi coronavirusin e parë në vitin 2003, me pas u infektua dhe vdiq nga sëmundja e shkaktuar prej tij. E pra çdo njëri prej mjekëve tanë është një Carlo Urban, janë të sakrifikuarit tanë, të humburit tanë, të mirët tanë.

E pra një aritmetikë e thjeshtë për të kuptuar se sa duhet të kujdesemi për ta. Dhe kjo bëhet me më shumë përkujdesje për ta. Nuk bëhet me gjykime absurde, nuk bëhet as kur ndonjë segment i pacipë i shoqërise i përçmon, i anatemon me padijën, i shkelmon me surrogatot, nuk i vlerëson me bastardimin e cunguar Darvinian, i prosvald me të paaftët, i shkallmon me paditurinë, i ndrydh me frikën, i përbuz me injorancën, i godet me trimat dhe bashibozukët, i përqesh me syreshët e batutave, i lakmon për botën e tyre të madhe, i ndyn me gojën e të ligjve, i traumatizon me punën, jetën, fëmijët, i tall me kulisat e të rrjedhurve dhe kur të perdalat apo të pervjellurat e satanait kanë diçka për të thënë për mjekët e këtij vendi.

Kë? Këtë pjesëze të vogël që quhen mjekë. Një prej tyre ishte shoku im i klasës. U rritëm bashkë. Qeshëm dhe bëmë shaka si të gjithë njëzet vjeçarët. Hokatar si ty miku im. Dhembje dhe lutje! Një tjetër mik i shtrenjtë po lufton në këto momente për jetën e tij. Na falni, nuk ditëm! Dhe tani asgjëja. CUR TAM?- pse kështu? Më shumë ndjeshmëri ndaj tyre. Më shumë ndjeshmëri ndaj familjeve të tyre dhe të ardhmes së fëmijëve të tyre.’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gomari Surrelit 05/12/2020 19:39

Jo mor daj jo. Kjo tregon se ketu se ka qeth asnji per mjeket duke punu me kushte mizerabel. Jo te gjithe ishin me vijen e pare, por edhe ata njerez jane kane patur problemet e tyre shendetsore. Por te drejtojne hajnat e ripjelljes se kurvave kjo do na gjeje. RIP per gjithe viktimat e kesaj epidemie te keqmenaxhuar nga sekti me vrastar me bote Rilindja e bijve te kurvave

Ani05/12/2020 18:22

Ha lek ti ha se i ke ber operacionet si tender ne Qsut

Shto koment

Denonco