‘Kundër mësimit online’, nxënësit dhe prindërit në Kukës: Nuk ishte efektiv…

‘Kundër mësimit online’, nxënësit dhe prindërit në Kukës: Nuk ishte efektiv…

16:50, 04/12/2020
A+ Aa A-

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për zhvillimin e alternuar të mësimi në sistemin parauniversitar në Kukës ende nuk ka filluar të aplikohet, por nxënësit dhe prindërit janë shprehur kundër.

Në këtë qytet vazhdon mësimi në klasa, duke respektuar distancat dhe numrin e reduktuar të nxënësve, por, të pyetur nëse do të preferonin mësimin “online” apo atë në klasa, në një situatë më të përkeqësuar pandemike, nxënës dhe prindër shprehin këto mendime: “Mësimi “online” nuk ishte aq efektiv sa prisnim”.

Ndërkohë, ka familje të cilat e kanë ende të vështirë aksesin e internetit dhe e shikojnë të pamundur vazhdimin e mësimit të fëmijëve të tyre “online”.

Sakaq, situata sa i takon aksesit në internet dhe në pajisje “smart” është akoma më shqetësuese në zonat rurale të Bashkisë së Kukësit, të cilat, në rast të kalimit në mësimin “online”, mund të krijojnë prapambetje të mëdha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco