Me Jumbo, ka gjithmonë një arsye për të festuar!

Me Jumbo, ka gjithmonë një arsye për të festuar!

15:21, 04/12/2020
A+ Aa A-

Festat e fundvitit po afrojnë dhe dekorimi i shtëpisë apo përgatitja e dhuratave është një mikëpritje e denjë që i bëhet fillimit të një Viti të Ri, të shpresave dhe objektivave të reja dhe një shenjë e shprehjes së dashurisë për njerëzit tanë më të rëndësishëm.

JUMBO plotëson nevojat dhe dëshirat tuaja, përmes gamës së gjerë të produkteve të fundvitit dhe jo vetëm, duke e mbushur shtëpinë tuaj me atmosferën festive.

Frymëzohuni falë disa ideve në vijim, se si të përgatisni një ambjent familjar të ngrohtë dhe të gëzueshëm: ndriçimi, dekorimet, dhuratat, pema e tryeza festive.

1. Zbukurimi i pemës

Pema është një nga simbolet më tradicionale të ardhjes së Vitit të Ri, kurse zbukurimi e saj është një ritual që bashkon të gjithë familjen, duke sjellë gëzim dhe kënaqësi. Dekorimi i pemës në përgjithësi është një çështje e imagjinatës dhe shijes tuaj. Ju mund të përdorni drita të vogla dhe materiale të tjera dekoruese si: topa, fjongo, flokë bore, këmbana, shirita etj, të cilat i gjeni në JUMBO.

C:\Users\f.jaupi\Downloads\Artikulli PR -- Foto\4.jpg

2. Dekorimi i shtëpisë

A keni hapësirë të lirë në mure? Shkëlqyeshëm! Çdo hapësirë do të bëhet aleati juaj gjatë dekorimit. Llambat e vogla janë opsioni më i zakonshëm, por mund të përdorni edhe dekorime të tjera të varura në mur ose babagjyshët e mëdhenj, të cilët i gjeni në JUMBO.

Kalimi i kohës me familjen pranë vatrës së zjarrit, është ajo me të cilën kanë të bëjnë pushimet. Meqenëse sytë e të gjithëve do të jenë mbi të për Krishtlindje, zbukurojeni oxhakun tuaj me gjithçka, nga kurora deri tek qirinjtë e kuq. 

Nëse shtëpisë tuaj i mungon oxhaku, kjo nuk do të thotë që çorapet e kuqe të mos jenë gjatë festave. Një dhomë moderne mund të përmbajë çorape Krishtlindjesh të varura me grepa, duke shërbyer edhe si dekor i lezetshëm i mureve.

 

C:\Users\f.jaupi\Downloads\Artikulli PR -- Foto\2.jpg

3. Ndriçimi

Duhet të jetë ai i duhuri, në mënyrë që ambienti të kthehet në një vend të mrekullueshëm. Ai mund të rrethohet nga shumë qirinj me aroma të ndryshme. Qirinjtë mund të jenë në lartësi dhe madhësi të ndryshme, të vendosur në mbajtëse prej xhami, qeramike, kristali apo argjendi, varet nga preferencat dhe stili i arredimit të shtëpisë suaj. Mund të vendosni dhe drita, të cilat përveç pemës, qëndrojnë mjaft mirë edhe përgjatë dritareve, ballkonit apo verandës suaj.

4. Përcillni frymën festive dhe me produkte të zakonshme

Ndoshta një nga mënyrat më të lehta për të ndjerë frymën e festave është zëvendësimi i gjërave të zakonshme në shtëpi, me zbukurime të reja. Zgjedhja është e pakufizuar – nga shandanët, përmes tekstileve deri tek mbulesat, gotat, pjatat. 

Ngjyrat e tryezës 

E kuqe, e artë, e bardhë apo e argjendtë, janë ngjyrat që stolisin më së miri një tryezë të përsosur Krishtlindjesh. Nga një zgjedhje më tradicionale me disa detaje të vogla plot fantazi deri tek më e guximshmja gjithnjë në përputhje të plotë me atmosferën. E bardha sjell në tryezë pastërtinë e borës, me ngjyrën e kuqe triumfon elegenca ndërsa ngjyra e florinjtë dhe e argjendtë e bëjnë ambjentin tuaj me më shumë klas dhe thuajse krijojnë një tendecë në shtëpinë tuaj. Cilado qoftë ngjyra që do të zgjidhni në JUMBO e rëndësishme është që të kujtoni se Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë një rast special për të organizuar një festë dhe për këtë angazhohet e gjithë familja.

5. Shkëmbimi i dhuratave

Zakoni, ndoshta më popullor i këtyre festive, është shkëmbimi i dhuratave. Është një moment në të cilin kohët e kaluara mbahen mend dhe fëmijëria rikthehet në kujtesë. Ka nga ata që kthejnë buzëqeshje më të ëmbla se zakonisht, ata që japin dhurata të papritura dhe ata që të përfshirë në mirësinë e të tjerëve, përpiqen të bëjnë më të mirën.

Gjatë përgatitjeve, mos harroni detajin më të rëndësishëm:
Festat bëhen të bukura, kur gëzimi, afërsia dhe dashuria që ndajmë mes nesh, zënë vend kudo. Pikërisht këto e bëjnë këtë kohë të vitit, kaq të veçantë. 

C:\Users\f.jaupi\Downloads\Artikulli PR -- Foto\3.jpg

Për akoma më shumë ide dhe detaje speciale vizitoni Facebook “Jumbo Albaniadhe Instagram jumbo_albania si dhe ju presim çdo ditë në dyqanet tona në TEG, QTU, Fier (Qendra Gold), Shkodër, Durrës (Qendra “Blue Star”), Elbasan (Qendra “Orti City”) dhe Vlorë.



 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco