FOTO/ Gati për fundjavën, ja si do të jetë moti të shtunën e të dielë

FOTO/ Gati për fundjavën, ja si do të jetë moti të shtunën e të dielë

15:14, 04/12/2020
A+ Aa A-

Jeni gati për fundjavë?

Moti duket premtues edhe pse jemi në prag të dimrit.

Më poshtë keni parashikimin e motit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Dita e shtunë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Reshje shiu të izoluara përgjatë vijës bregdetare, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.

Dita e diel mot me kthjellime dhe shtim gradual të vranësira deri të dendura.

Reshje parashikohen të bëhen prezente në orët e mbrëmjes me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15-20m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco