Neurologu i njohur në gjendje të rëndë nga COVID-19, e motra prek me postimin e saj

Neurologu i njohur në gjendje të rëndë nga COVID-19, e motra prek me postimin e saj

12:41, 03/12/2020
A+ Aa A-

 Mjeku i njohur neurolog, Drini Dobi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të koronavirusit.

Miq dhe të afërm kanë shpërndarë lutje në rrjetet sociale për mjekun e njohur, i cili po lufton për jetën prej disa ditësh tashmë.

Mësohet se 52-vjeçari ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë, në luftë me këtë virus të rrezikshëm.

Motra e mjekut ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, ku lutet që Drini Dobi ta fitojë këtë betejë, më së pari për familjen e tij.

Postimi i saj në Facebook: 

Drin te lutem gjej force dhe lufto per vete, Florinden, femijet..per te gjithe ne ..gjej force ne shpirtin tend te madh, mos u lesho!

Motra e ka te veshtire te shkruaj per vellain po une po gjej force per tu lutur pasi e di qe, ti do ja dalesh se zemra jote e madhe do gjeje forcen per te fituar mbi kete flame, do gjeje forcen qe ka brenda teje duke fituar mbi cdo gje, ashtu si ti je mesuar per te qene kudo ku ka nevoje, per ti sherbyer cilido ,perparesia e bardhe te ti ka kuptim ,prandaj bardhesia e shpirtit tend do fitoje dhe ti do jesh prape prane nesh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ali Qaniu05/12/2020 21:55

Alamet djali Drini, i gjendshem dhe i respektueshem. Faleminderit qe me je gjendur me shpejtesi dhe respekt. Do zoti kthehet ne normalitet sa me shpejt.

Shto koment

Denonco