Mori kritika të shumta nga qytetarët/ Shtatorja e Adem Jasharit në Prizren, dërgohet për rimodelim

Mori kritika të shumta nga qytetarët/ Shtatorja e Adem Jasharit në Prizren, dërgohet për rimodelim

17:12, 30/11/2020
A+ Aa A-

Pas kritikave të shumta që mori shtatorja e Adem Jasharit e vendosur në Prizren dy ditë më parë, menaxhimimi i “Abi Çarshisë”, ka vendosur që këtë shtatore ta largojnë dhe ta dërgojnë për rimodelim.

Zëvendës-menaxhere e qendrës tregtare, Berrina Sharri, ka konfirmuar lajmin për Telegraf.

“Mund t’ju konfirmoj se shtatorja do të largohet gjatë kësaj jave dhe do të dërgohet për tu rimodeluar”, tha ajo.

Shtatorja e komandantit Adem Jashari në Abi Çarshia ishte vendosur ditën e shtunë më 28 Nëntor.

Në manifestim kishin marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, humanisti Halil Kastrati, kampioni i botës në boks Haxhi Krasniqi dhe personalitete të tjera nga jeta publike dhe qytetarë të shumtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco