Kush e qepi flamurin e pavarësisë? Cako: Jo Marigoja, erdhi nga ...

Kush e qepi flamurin e pavarësisë? Cako: Jo Marigoja, erdhi nga ...

20:38, 29/11/2020
A+ Aa A-

Konspiracionisti Alfred Cako komentoi në rubrikën ‘Rrethi Katror’ në ‘E Diell’, historinë e flamurit shqiptar.

Sipas Cakos, duke iu referuar kujtimeve të Eqrem Bej Vlorës, Marigoja nuk ka qëndisur flamurin ditën e pavarësisë, por në përvjetorin e parë të saj, më vitin 1913. Sipas Cakos, flamuri është dhuratë e Austro-Hungarisë për Ismail Qemalin, e sipas tij, mes këtij të fundit dhe ministrit të jashtëm të asaj kohe të Perandorisë Austro-Hungareze ka ndodhur një bisedë tepër interesante.

Ka debat.

Marigoja ka qëndisur flamurin e vitit të parë të përvjetorit të vitit 1913. Eqrem Bej Vlora tregon tjetër gjë, thotë që flamuri është sjellë nga Korfuzi. Ka shumë kujtime të rëndësishme.

Mendimi im është që shpura e Ismail Qemalit, i cili u përcoll nga Austro –Hungarezët, të cilët e bekuan Ismail Qemalin.

Ismaili i trishtuar kur po largohej nga ministri i jashtëm i Austro-Hungarisë, ai po kalonte me ushtarët e tij dhe Ismaili ishte i mërzitur dhe i ka thënë më ke dhënë një flamurë por nuk  kam shkop ku ta mbajë. Ai i tha që shkopi i flamurit shqiptar janë bajonetat tona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco