Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e premte

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e premte

23:15, 26/11/2020
A+ Aa A-

Ka Vijuar moti i paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat mbeten në të gjithë vendin, më të dukshme në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër. Në verilindje të territorit priten reshje dëbore.

Mesdita ka sjellë intervale të shkurta kthjellimesh. Pasditja dhe mbrëmja mbeten në të njëjtat kushte atmosferike, ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante, më të dendura në jug dhe juglindje të territorit.

Temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3 në 20 °C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det, me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke gjeneruar dallgëzim 5 ballë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco