Për ata që do t’mërziten pa praninë fizike të Dr. Shaqir Shehut….

Për ata që do t’mërziten pa praninë fizike të Dr. Shaqir Shehut….

14:26, 26/11/2020
A+ Aa A-

Shkruan Dr Zekri Palushi-Australi

Fillimisht më duhet ti kërkoj falje familjes së Shaqirit, njerëzve të tij të afërt, far-e-fisit, miqëve, shokëve, kolegëve, stafit të infermjereve,-si dhe pacjentëve të tij të shumtë, për pa-aftësinë time, për t’gjetë ato fjalë të përshtatshme, që do t’ju jepnin za mendimeve dhe emocioneve të brendshme që po përjetoj gjatë shkrimit të ktyre rreshtave.

Shaqiri, mund të ketë qenë nga doktorët e pakët që ushtrimin profesional te tij, e mbështetse në parimin Hippocratic ‘S’pari mos  damto’, – parim me një domethanje të madhe, por që fatkeqësisht, çdo ditë e ma shumë, po ç’vleftësohet nga burokratët politiko-shëndetësor, të përkrahur nga disa doktorë, që për hir të kolegjialitetit, dhe në emër të “ruajtjes së shëndetit të popullit, nga COVID-19”, -po justifikojnë  krimet kundra njerëzimit.

Jemi njoft me Shaqir Shehun, në vitin 1968, -kur studjonim në Shkollën e Mesme Mjekësore ‘Jani Minga’ në Vlorë, – që nga ajo kohë, -megjithse në distanca të mdha,- ne s’jemi nda kurrë ma me njani-tjetrin.

Shaqiri gzonte një personalitet tepër t’veçantë, dhe ruante në vete-vehte, vlerat ma të larta morale e njerëzore, të mësuara nga familja e tij fisnike, – veçanërisht nga baba i tij, Sadik Shehu, -apo ‘La-Dik’, -siç e thërriste Shaqiri.

M’kujtohen mirë, vitet kur Shaqiri mbaroj studimet në Fakultetin e Mjekësisë, dhe u emrue të punojë në fshatrat e thella të Topojanit, -ku gjatë asaj periudhe pati edhe orteqe bore, ku humbën edhe jetë njerëzish, Shaqiri aty u ba shpresa e vetme e asaj popullsie,-ndihmoj me mish-e-me-shpirt sa mundi e kë mundi, ndigjoj dhimbjet e asaj popullsie dhe u ba pjestar  familje në sejcilën shtëpi. Këta njerëz të mirë, e ndoqën, e nuk ju ndanë ktij njeriu-doktor, edhe kur ky ushtronte profesionin e ortopedisë, në spitalin e Kukësit, e ma vonë edhe në Tiranë e Durrës. Janë të rrallë ata doktorë, që punojnë me një ndërgjegje profesionale e njerëzore të atij niveli, kur seicili prej pacjentve ndjehet i privilegjuar.

Duke përfituar nga shoqëria e ngushtë që kisha me të,-arrita të organizoj konsulta ortopedike për pacjentët e mij, në Fushë-Arrëz, -ku Shaqiri vinte vullnetarisht, me qjith qejf, një herë në muaj. Kjo ishte një ndihmë e madhe për në atë kohë, kur rrethi i Pukës s’kishte një specialist ortoped.

Për një kohë, Shaqiri ishte edhe Shefi i Shëndetësisë së rrethit të Kukësit, -por kurrë se përdori sistemin e Luftës së Klasave, -ai trajtoj dhe ndihmoi personelin mjekësore, sipas meritave dhe aftësive personale, -me ndërhyrjet e shumta dhe kambënguljet e tij, shumë prej kolegëve shkuan në specializime të ndryshme.

Gjatë luftës Serbo-Kosovare, -Shaqiri pati një rol vullnetar, por tepër aktiv, -ai u dha ndihmën e parë mjekësore dhjetra, qindra luftëtarve të UÇK-së, -dedikoj shumë kohë për to, -I ndoqi ato pa u lodhur e kudo -në kushte dhe terrene t’vështira, n’shi e borë, male-n’male,-ku shpesh vuni edhe jetën e tij në rrezik. Këto kontribute të jasht-zakonshme, ja njofti ç’do Kosovar, që e banë mik t’përhershëm, duke e konkretizue këtë me titullin e dhënë: ‘Qytetar Nderi’.

Shaqiri me një dhimbje të madhe më tregonte gjithmonë, për këtë luftë t’përgjakshme, që i kishte mbetë në mendje,-më tregonte edhe episod nga ma të ndryshmet, -por që i kishte mbetur në mendje, për dy arsye, ishte rasti i një djali 8 vjeçar, -t’cilit i kishte plasë një granatë në dorë,- ndërkohë që Shaqiri po mundohej të ri-konstruktonte sado pak atë dorë të vogël e t’shkatrrueme, -një person i afrohet duke e prezantue vehten si Dr Willard Noyes,-ky kishte qenë një kirurg Amerikan që kishte ardhë për t’ndihmue luftëtarët Kosovar, në luftën e tyre për pamvarësi. Ky mjek fisnik Amerikan, ndihmoj Shaqirin në përpjekjet e tij, jo vetëm në këtë rast, por edhe në shumë-e-shumë raste të tjera, -duke mbetë miq t’përjetshëm.

Pas fitores së pamvarësisë së Kosovës, edhe kirurgut Amerikan, Dr Willard Noyes,-gjithmonë i shoqëruar nga Shaqiri, ju dha titulli ‘Qytetar Nderi’ i Qarkut të Kukësit. 

Po aq mirë,- me ndërgjegje të lartë, drejtësi e ndershmëri, – për disa vite, Shaqiri bani edhe detyrën e ngarkuar të Prefektit, për Qarkun e Kukësit dhe Tropojës, -për t’cilën Kuksianët e Tropojanët e kanë respektuar e vlerësuar gjithmonë si njeri ‘korrekt, i drejtë e me dinjitet burrnor’,-e kështu ky njeri I mirë, do t’mbahet mend gjithmonë.

Pata rastin fatlum, që rreth 18 muaj më parë, të shifeshim në Australi, e t’kalonim 3 javë të shkurta, me Shaqirin dhe bashkëshorten e tij të urtë, fjalë-pak, e fisnike Dhuratën, -një çift i mrekullueshëm,- me profesione të ndryshme, por shumë afër në karaktere e vyrtyte.

Ato me kishin sjellë si dhuratë kangët patriotike të Ilir Shaqirit, (të cilin Shaqiri e adhuronte),- një hartë n’reljev të Kosovës, të “qendisur” me gurët e Trepçës, si dhe një shishe konjaku, ‘Stone Castle’, t’prodhuar në Rahovec,-këto dhurata do të mbeten pergjithmonë  reliket ma te shtrejnta, n’shtëpinë time.

Tre javë, nuk ishin t’mjaftueshme për të sjellë kujtimet në bisedat tona t’pa fundme, admirimi për patriotizmin, ilustrimet e bisedave me thënie nga dietarë, shkrimtarë dhe filozofë antikë e modern si dhe citimet e herë-pas-herëshme të novelistit Anglez, George Orwell, (që njihet kryesisht për opozicionin e tij ndaj totalitarizmit), ma shtuan edhe ma tepër respektin dhe admirimin për këtë njeri të mirë, të ditur, e humanist.

Shaqiri më tregonte për vështirësitë që kishte hasur në profesionin e tij, si doktor ortoped, -ku jo rrallë, i ishte dashur të skiconte vegla të ndryshme orthopedike, e që pastaj, shokë e miq  tornitorë, ia prodhonin në mënyrë artizanale në ofiçina të ndryshme, për ti përdorur në sallën e operacionit.

Falë talentit të tij artistik të jashtëzakonshëm, -Shaqiri vizatonte me precizion, pjesët anatomike të trupit të njeriut, të cilat pastaj i përdorte për memorizim e ilustrime shpjeguese për kolegët, dhe pacientët, për procedurat e ndryshme kirurgjikale që do të ndërmerrte.

 Ai kishte një admirim t’veçantë për natyrën, dhe ngjyrat e stinëve, -dëshironte të komentonte edhe për një lule, e ngjyrat e sajë, edhe për një pemë, gjethet, e formën e sajë, edhe për një zog, e cicërimat e tij.

Ai ishte mjaft i vëmendshëm në biseda, dhe kurrë nuk nënvleftsonte njerëzit e çdo niveli qofshin. Besonte në t’vërtetën, ndershmërinë, dhe vlerat njerëzore, -dhe jo rrallë, sakrifikonte jetën e tij familjare, për t’ju gjetur gjithkujt, në kohë t’vështira.

Siç shkrova edhe n’fillim, asht tepër e vështirë që t’konkretizoj me fjalë, ato ç’far ndjej në shpirt,-por një gja kurrë s’do ta harroj, kur në një bisedë telefonike (me kamera),shoku im i ngushtë, nën maskën e oksigjenit më shqiptoj fjalët ‘T’kam vlla o Zekri’, -dhe rreth 10 ditë ma vonë, -djali I tij, -fisniku I ri, Toni, me njoftoj me një tekst nga Stambolli….”  Xhaxhi Zekri, me hidhërim të thellë ju njoftoj që Babi nuk jeton ma”,….

Në kët rast edhe unë s’gjej fjalë për t’vazhdue ma tepër, por e di, se si unë edhe ju,- njerëzit e Shaqirit, e kushdo tjetër, në Shqipëri e Kosovë, që ka njoft kët njeri, do t’shkojmë për të fjetë me Shaqirin në zemër, e do të zgjohemi në mëngjez me Shaqirin n’mendimet tona t’perditëshme.

Lamtumirë o Shaqir Shehu!

Ngushllimë për ju të gjithë,

Dr Zekri Palushi, Australi, 21/11/2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco