Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e enjte

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e enjte

23:30, 25/11/2020
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SH.M.U!

Ditë e bukur me diell mbizotëroi në vend, por dhe me mjegull të mëngjesit përgjatë luginave.

Ditën e enjte moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakëta kalimtare. Në orët e mëngjesit sërish përgjatë luginave do të shfaqet mjegulla e mjegullina. Era do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet me drejtim juglindje dhe veriperëndim, duke u pasuar nga valëzim i ulët.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -1°C deri në 10°C

zoant e ulëta 4°C deri në 19°C

zonat bregdetare 7C deri në 19°C

Ju urojmë të kaloni një pasdite të bukur!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco