Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon për energjinë e familjarëve

Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon për energjinë e familjarëve

08:14, 25/11/2020
A+ Aa A-

Familjet shqiptare e paguajnë energjinë më shtrenjtë se vendet e tjera të rajonit. E dhëna bëhet e ditur nga Eurostat, që ka publikuar statistikat për çmimin e energjisë për familjarët, përjashtuar taksat.

Sipas Eurostat, një familje shqiptare e paguan energjinë 0.0778 euro për kilovat orë.

Kjo tarifë është më e shtrenjtë sesa Bosnjë Hercegovina (0.0728 euro për kilovat orë), Maqedonia e Veriut (0.0669 euro), Serbia (0.0551 ero), ndërsa më e lira në rajon është Kosova (0.0528 euro për kilovat orë). Të dhënat për malin e Zi mungojnë. Ballkani në tërësi e ka energjinë për familjarët më lirë se shtetet e Bashkimit Europian.

Mesatarja e Bashkimit Europian është 0.1312 euro për kilovat orë. Energjinë e paguajnë më shtrenjtë Belgjika, Qipro, Mbretëria e bashkuar, Italia, Holanda, Austria (shih grafikun).

Ndërsa më të lirat në Europë janë Gjerogjia dhe Ukraina (përkatësisht 0.0524 dhe 0.0406 euro).

Një raport i mëparshëm Komunitetit të Energjisë nënvizon se Shqipëria paguan më shtrenjtë se të gjitha vendet e marra në analizë pjesën e sigurimit të sasisë së energjisë që duhet për konsum. Ndërsa në kosto rrjeti disi më pak. Raporti nënvizon se bizneset në Shqipëri e paguajnë energjinë më shtrenjtë se rajoni.

“Në vendet e marra në analizë pjesë e Komunitetit të Energjisë ka ndryshime s ai takon pjesëve përbërëse në një faturë energjie. Pjesa e treguesit të energjisë në faturën përfundimtare ishte më e lartë në Shqipëri me 63% për qind dhe më e ulëta në Serbi me 34% ndërsa pjesa e kostove të rrjetit në çmimin e përgjithshëm të energjisë elektrike për familjarët ishte mes 20% për Shqipërinë dhe 49% për Kosovën” thuhet në raport.

I njëjti analizon edhe kostot e energjisë për konsumatorët e biznesit duke nënvizuar se në Shqipëri ata kanë paguar sërish më shtrenjtë.

“Nga viti 2013 deri në vitin 2017 në shumicën e vendeve që janë në Komunitetin e Energjisë u vu re ulje e çmimeve për konsumatorët industrialë. Gjithsesi ky trend u përmbys me një rritje të çmimeve në vitin 2018 dhe 2019 sipas të dhënave të regjistruara. Rritja më e lartë e vitit të kaluar u regjistrua në Malin e Zi me 16.6% ku çmimet kaluan nga 5.36 eurocent/kWh në 2018 në 6,25 euro cent/ kWh në 2019.

Çmimet më të ulëta të energjisë elektrike për konsumatorët e energjisë elektrike industriale ishin në Gjeorgji me 5.89 euro cent / kWh, ndërsa çmimi më i lartë industrial u raportua në Shqipëri (12.48 euro cent / kWh./Monitor/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

anonim25/11/2020 18:53

Ju qe e keni votuar le tju lerojne nenen,po cfaj kemi ne...dhe votojeni prape o dele!

Genci25/11/2020 09:08

Un jetoi ne Itali dhe paguaj 6 cent kilovatin dhe faturen e paguajm te gjith cdo 2 muaj dhe totali i fatures cdo 2 muaj esht 50 € . Edhe italia e Blen energjin elektrike. Me ka ndodhur edhe kjo qe kish futur kilovat me shum se sa ishin ne sahat dhe me kan kthyer leket qe kish mar me shum... Ndersa ne shiperi i kan bo lemsh te gjitha gjonat kan futur kilovat me shum se sa jan ne sahatin e dritave edhe kan shku gjith ato lek dhe jemi detyruar qe ti paguajm edhe pse i kemi paguar gjithmon rregullisht fatura e dritave na ka ndodhur edhe kjo qe disa fatura nuk resultoin te paguara qe ne i kena dhe na than qe nuk jan te vlefshme na than qe skemi car te Beim kur i thash qe ne Itali me kishin futur kilovat me shum dhe qe e korigjuan numrat dhe me kthyen leket mbrapa mu pergjigj qe jemi ne shiperi. E jam i detyruar te paguaj kamt vonesen edhe dritat qe paguan babi. Ndersa ne shiperi babi paguan 60 mi lek ne muaj vetem drita si ka mundesi duke pas gjith kto hidrocentrale e te paguaim me shum se gjysma Europa qe blen energjin . Zgjohuni o popull se ky shtet po ju vejdh me dhun.....

Shto koment

Denonco