Përmirësohet shëndeti i Arqipeshkvit Frendo dhe priftit italian

Përmirësohet shëndeti i Arqipeshkvit Frendo dhe priftit italian

12:51, 23/11/2020
A+ Aa A-

Drejt përmirësimit gjendja shëndetësore e Arqipeshkvit të Tiranës e Durrësit imzot George Frendo 74 vjeç.

Zyra e shtypit e spitalit klerikal Miulli di Acquaviva delle Fonti në Bari të Italisë informon;

“Gjendja shëndetësore e Arqipeshkvit George Frendo është e qëndrueshme, pa temperaturë. Parametrat klinikë janë të qëndrueshëm. Ushqehet e për momentin ndjek terapinë me 2 litra oksigjen (tuba oksigjeni në hundë). Kryen meshën e ditës.

Bashkë me Arqipeshkvin Frendo nga Tirana mbërriti për kurim në Bari dhe prifti italian Buonaventura Mossuto i cili kryen shërbimin e tij klerikal në Shqipëri.

Për Rtv Ora zyra e shtypit të spitalit Miulli di Acquaviva delle Fonti të Barit informon se gjendja shëndetësore e tij është e qëndrueshme. Nuk ka temperaturë e ndjek terapinë me maskë oksigjen 4 litra.

Ushqehet e lëviz normalisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco