Ia rrëmbyen djalin pas vrasjes, nëna e takon për herë të parë pas 45 vitesh

Ia rrëmbyen djalin pas vrasjes, nëna e takon për herë të parë pas 45 vitesh

16:24, 22/11/2020
A+ Aa A-

Fatmiri, një djalë i birësuar është thirrur nga bashkëshortja ditën e sotme në rubrikën ‘Ka një mesazh për ty’ tek E Diela Shqiptare, për t’i bërë surprizën më të bukur në jetën e tij.

Me ndihmën e stafit të emisionit ajo gjeti motrat e saj nga babai i tij i ndjerë dhe nënën e tij e cila ka 3 djem dhe 2 vajza të tjera.

Ardit Gjebrea së bashku me Fatmirin dhe bashkëshorten shkuan në Baldushk ku ndodhej nëna e tij e moshuar dhe i bënë surprizën e bukur.

Nëna ka rrëfyer se djalin ia kishte marrë bashkëshorti i parë kur ishte vetëm 3 muajsh sepse kunati i vrau babain. Pas kësaj ngjarje ia morën djalin dhe e çuan në shtëpinë e fëmijës. Pavarësisht përpjekjeve të saj ajo nuk arriti ta gjente Fatmirin deri ditën e sotme, pas 45 vitesh.

Ardit Gjebrea: Më trego pak për jetën tënde, sa fëmijë ke ti?

Hava: Kam 5 fëmijë.

Ardit Gjebrea: Si ka qenë jeta jote?

Hava: Jeta ime ka qenë e vështirë.

Ardit Gjebrea: Pse?

Hava: Sepse ndodhi një vrasje. Vrau kunati babain tim. Kam patur një çun tre muajsh aty që ndodhi kjo vrasja dhe erdhën ma morën tek mami. Kam bërë kërkesë disa herë në Elbasan dhe nuk më kanë treguar asgjë.

Ardit Gjebrea: Si ia kishe vënë emrin?

Hava: Fatmir.

Ardit Gjebrea: Po ti ia ke vënë dhe një djali tjetër këtë emër. Ia vure emrin prej Fatmirit?

Hava: Ia vuri vjehrra ime.

Ardit Gjebrea: I kishe treguar ti vjehrrës?

Hava: Po.

Ardit Gjebrea: Ti u martove prap. Ishe e martuar edhe më parë?

Hava: Po pra.

Ardit Gjebrea: Ti ishe e martuar dhe lindi djali i vogël Fatmiri. Ndodhi një vrasje dhe ta morën. Pse ta morën?

Hava: Ma mori dhe më tha që do e rris vetë, pastaj kur e mora vesh unë, ata e kishin çuar në shtëpinë e fëmijës.

Ardit Gjebrea: A e ke menduar ndonjëherë djalin?

Hava: E kam menduar, e kam kërkuar po nuk ma kanë dhënë.

Ardit Gjebrea: Ku ke bërë kërkesë?

Hava: Në Elbasan, në gjendjen civile, e kam të vështirë Ardit.

Ardit Gjebrea: E do zemra e nënës ta takojë atë djalë?

Hava: Po si se do, ai ishte i pafajshëm. Erdhën ma morën, kam kaluar shumë strese. Shkoja nëpër spitalet, kam kaluar disa herë strese, me ilaçe, zemër, tension etj.

Në këto momente shfaqet Fatmiri me gruan dhe shkon e përqafon nënën e tij pas 45 vitesh. Një moment mjaft emocionues dhe përlotës për të gjithë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco