Sot, 54 vjet nga shpallja e Thethit, Park Kombëtar

Sot, 54 vjet nga shpallja e Thethit, Park Kombëtar

14:10, 21/11/2020
A+ Aa A-

Sot mbushen 54 vjet nga shpallja e Thethit, park kombëtar.

Zakone, tradita, mitologji me heronj dhe zana janë ato që ende e përfaqësojnë këtë mrekulli natyrore të fshehur mes malesh.

Me VKM Nr. 96, dates 21. 11. 1966 zona malore e Thethit me sipërfaqe 2630 ha, nga e cila 1680 ha pyje dhe pjesa tjetër kullota dhe sipërfaqe shkëmbore, shpallet "Park Kombëtar".

Parku Kombëtar i Thethit ndodhet në pjesën qëndrore të Alpeve të Shqipërisë, ndërmjet bllokut të Bjeshkëve të Namuna në perëndim dhe bllokut të Jezercës në lindje.
Parku dallohet për një sërë veçorish të jashtëzakonshme natyrore, kulturore e historike.

Parku Kombëtar i Thethit ka një hidrografi shumë të pasur alpine me rreth 80 burime ujore si rrallë kund, po ashtu ujëvarat e Thethit janë një tjetër mrekulli natyore si Ujëvara e Grunasit, Ujëvara e Gjeçajve, apo Kanioni i Grunasit, Syri i Kaltër, Vaskat e Gurit etj., cilët gëzojnë statusin "Monument Natyre".

Trashëgimia kulturore dhe historike është një tjetër aset i jashtëzakonshëm që ja shton vlerat këtij parku për këtë, me VKM 733 të datës 08. 12. 2017 qeveria ka miratuar shpalljen e fhsatit Theth "Qendër Historike e Mbrojtur".

Vlerat e larta natyrore të florës dhe faunës, janë në një larmishmëri, ku, vlen të përmenden bimët enedemike (Wulfenia baldacci; Viola dukagjinica; Lilium albanicum); bimët subendemike (Aquilegia dinarica); (Teucrium ardium).

Fauna e parkut është e pasur dhe e larmishme, ka rreth 20 lloje gjitarësh, 50 lloje shpendësh folenizues, afro 10 lloje zvarranikësh dhe rreth 8 lloje amfibësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco