Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e premte

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e premte

23:16, 19/11/2020
A+ Aa A-

U mbyll një tjetër ditë me mot të kthjellët dhe diell duke marrë parasysh kushtet e qëndrueshme atmosferike që ndikojnë mbi vendin tonë.

Në këtë mënyrë edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike cka përkthehet në një tjetër ditë me mot të kthjellët në të gjithë territorin, ben te ditur Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen të mbeten të ftohta me vlerat nga 0°C në relievet malore deri në 8°C në ato të ulta dhe ato bregdetare. Sa i përket vlerave të mesditës ato parashikohen nga 12°C në relievet malore deri në 22°C në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Për tu theksuar për ditën e nesërme është elementi i erës. Deri në orët e pasdites ajo do të fryjë e lehtë deri mesatare me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-6m/s.

Duke filluar nga orët e mbrëmjes era fiton itensitet dhe bëhet e forte dhe intensive me shpëjtësi që parashikohet të arrijë deri në 20-25m/s. Por duhet thënë se era intesnsive parashikohet kryesisht përgjatë zonës së veriperëndimit, vijës bregdetare dhe zonat luginore në veri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco