Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Nora Malaj e trishtuar për ndarjen nga jeta të ‘Ver Llapës: Nuk hynë as te vipat dhe as te të pasurit...

Nora Malaj e trishtuar për ndarjen nga jeta të ‘Ver Llapës: Nuk hynë as te vipat dhe as te të pasurit...

12:51, 19/11/2020
A+ Aa A-

Ish zv.ministrja e  arsimit Nora Malaj ka postuar në faqen e saj në facebook një mesazh ngushëllimit për humbjen e jetës që të gjithë e njihnin si ‘Ver Llapa’.

Malaj ka shkruar se i dhembi shumë ky lajm, pasi ai ishte njeri shumë i mirë dhe kishte shoqëruar atë dhe gjithë brezin e saj në Tiranë.

Postimi: 

“Mirëmgjes miqtë e mi ! Sot mësova se Veri ,i miri Veri, njeriu që më shoqëroi jo vetëm mua , por gjithë brezin tim në rritjen e moshimin tonë, Verin që e njihnim jo vetem ne që jemi lindur e rritur e po moshohemi ne Tiranë , po dhe ata qytetarë që pas ‘90 erdhën në Tiranë , sot ka ndërruar jetë e nuk do jete më mes nesh .

Më dhembi shumë ky lajm, për të mirin Veri . Ai nuk hyne as te vipat dhe as te të pasurit , po është identiteti i qytetit tonë , ndaj Përshpirtjen për kete njeri , të shkruar me aq dashuri nga Ilir Çumani, po e ndaj me ju ! Le të lutemi bashkë vetëm nje minutë per shpirtin e të mirit Veri , që të shkoj në Parajsë . Ai ishte njeriu i mir?, i vërteti, i Tiranës sonë! Të qoftë dheu i lehtë Veri i dashur ! Zoti të pranoftë e i prehsh në Paqe!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gimi19/11/2020 22:22

Bravi zj Nora, ju ja dini vleren llapes. Po ti me kete dhembshuri, ti gjeje nje pune kur ishe ne maj te gomarit.

Shto koment

Denonco