Plani i rimëkëmbjes/ Kanadaja kërkon 1.2 milionë emigrantë për 3 vite

Plani i rimëkëmbjes/ Kanadaja kërkon 1.2 milionë emigrantë për 3 vite

18:58, 31/10/2020
A+ Aa A-

Nga Blerina Ruka/ Montreal, Kanada

Kanadaja kërkon të sjellë më shumë se 1.2 milionë emigrantë të rinj në tre vitet e ardhshme, ndërsa vendi përpiqet të ringrejë tregun e tij të punës dhe të nxisë ekonominë.

Duke folur para medias në kryeqytetin e Kanadasë, Ministri i Emigracionit Marco Mendicino u shpreh se qeveria federale synon të pranojë 401,000 banorë të rinj të përhershëm në 2021, 411,000 të tjerë në 2022 dhe më pas 421,000 në 2023.

Ministri në fjalë u shpreh se emigracioni është një mënyrë për të plotësuar nevojat e fuqisë punëtore për të cilat Kanadaja ka patur gjithmonë hapësirë.

Para pandemisë, qëllimi i qeverisë të çojë ekonominë përpara përmes imigracionit ishte ambicioz ndërsa tashmë është jetike’, tha Mendicino.

Sistemi i imigracionit në Kanada është mbajtur prej kohësh si model, pasi historikisht ka sjellë punëtorë të aftë, si dhe refugjatë dhe individë që kërkojnë të ribashkohen me anëtarët e familjes tashmë në vend.

Siç ndodhi në pjesën tjetër të botës, edhe Kanada mbylli kufijtë për shumicën e emigrantëve për shkak të COVID-19. Gjatë gushtit, hynë 128,425 të sapoardhur,– më pak se gjysma e synimit prej 341,000 personash që ishte menduar për vitin 2020.Pandemia COVID-19 gjithashtu ka vënë nën kontroll të shtuar pabarazitë e dukshme dhe problemet e gjata me sistemin e imigracionit në Kanada.

‘Statusi për të gjithë’

Mes këtij presioni, qeveria federale njoftoi planet në fillim të këtij viti për të rregulluar statusin e një segmenti të ngushtë të këtyre punëtorëve – azilkërkues që punojnë në punë specifike të kujdesit shëndetësor – që politikanët i quanin ‘engjëj mbrojtës’.

Disa vlerësime e vënë numrin e punëtorëve të përshtatshëm për atë rrugë drejt rezidencës në rreth 1.000 persona, megjithatë – shumë më i ulët se numri i përgjithshëm i punëtorëve me status jo të përhershëm në Kanada.

‘Emigrantët janë kritikë për sektorin tonë të kujdesit shëndetësor dhe përfaqësojnë një në katër që punojnë në spitalet dhe shtëpitë tona të kujdesit afatgjatë’, u shpreh ministri Mendicino.

‘Pavarësisht nëse ata janë kujdesur për më të rrezikuarit tanë, të sapoardhurit kanë luajtur një rol të madh në përgjigjen tonë ndaj COVID-19’.

‘Të gjithë emigrantët, refugjatët dhe njerëzit pa dokumente në vend duhet të rregullohen dhe t’u jepet statusi i plotë i imigracionit tani pa përjashtim. Të gjithë emigrantët që arrijnë në të ardhmen duhet ta bëjnë këtë me statusin e imigracionit të plotë dhe të përhershëm’, thonë grupet në një letër të hapur.

Kanadaja është goditur rëndë nga COVID-19, duke raportuar më shumë se 232,000 raste dhe të paktën 10,000 vdekje që i atribuohen virusit që nga fillimi i pandemisë.

Më herët të premten, zyrtari i lartë i shëndetit publik i vendit u bëri thirrje kanadezëve që të zvogëlojnë kontaktet e tyre me të tjerët me të paktën 25 përqind në mënyrë që të ndalojnë valën e dytë të pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco