Sa vlen jeta e një minatori në nëntokat shqiptare?!

Sa vlen jeta e një minatori në nëntokat shqiptare?!

13:23, 30/10/2020
A+ Aa A-

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë ku tre persona humbën jetën në galeri.

Sipas gazetarit të Syri. net Ergys Feta në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto'  bëhet fjalë për një galeri e cila në vitin 2012 ishte mbyllur por që është rihapur disa herë.

Ndërkohë bëhet e ditur se galeritë herë pas here mbyllen nga pronarët pasi nuk arrijnë të marrin të ardhura ndërkohë që vjen në firmë tjetër që arrijnë të sigurojnë liçencën në AKPN.

Kështu ka ndodhur dhe me të ndjerin Ismail Hoxha i cili kishte nisur punën e tij si inxhinier rreth viteve 1967 në këto galeri.

Ai kishte arritur të siguronte një liçencë dhe kishte nisur punën rreth një javë më parë sipas gazetarit.

Pyetjes së pse i ndjeri ka rinisur punën pas mbylljes së kësaj galeria ‘ gazetari  Feta u përgjigj:

Ka dy lloj mbylleje një për shkak të rrezikshmërisë dhe kur nuk ka më vlera.

Për të folur për këtë ngjarje ishte e ftuar ish- deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi dhe zotin Fiqiri Xibri nga Sindikata e Minatorëve.

‘Ngjarja është trishtuese. Ngjarja pason ngjarjen, ka vite që dëgjojmë ngjarje të tmerrshme, ngjarje fataliste ku humbin jetën qytetarë dhe banor të Bulqizës, në vendin më të pasur me krom dhe burime minerale dhe në vendin më të varfër për qytetarët. Dje vdiqen tre qytetarë dy punonjës dhe inxhinieri. Dy punonjës të pasiguruar që njëra nga zonjat në deklaratën e saj tha se nuk kam çfarë tju shtroj fëmijë sonte për darkë. Imagjinoni se çfarë mjerimi është në zonën më të pasur minerale. Nuk është thjesht një gabim njerëzor por një pagjegjshmëri totale e strukturave shtetërore për për ti kontrolluar, sigurinë teknike, subjektet që linçensohen. Janë 130 subjekte e linçensuar vetëm në Bulqizë imagjinoni në Dibër në Mat në Klos sa mund të jetë numri i këtyre subjekteve. Dhe nuk ka një asnjë kontroll nga ana e shtetit për të kontrolluar cilësinë e këtyre subjekteve. Një shkrim i BIRN ditën e djeshme në 5 vitet e fundit  janë 30 vdekje ‘ është shprehur deputetja.

'A nuk ka një moment ku duhet të thuhet mjaft më' ishte pyetja që ju drejtua të dy të ftuarëve.

‘Nuk është hera e parë që duhet thënë mjaft, është thënë mjaft disa herë të tjera sidomos kohët e fundit por kjo mjaft është thënë nëpër dhëmbë sa për të kaluar tre ditëshin dhe pastaj askush nuk merret më. Përgjegjësit janë varrosur së bashku me tre të ndjerët por nuk janë ato përgjigjësitë e vërteta por përgjigjësit e vërteta fillojnë vite më parë që në mënyrën e privatizimit të galerive. Por më e rëndësishmja është se pasi ndodh ngjarja asnjë nuk rikthehet për tu marrë sërish me këtë temë' është shprehur Xibri.

'Çështje e sindikalizmit është një temë më vetë që kërkon një diskutim të gjërë pasi ne kemi sindikatta dhe nuk kemi sindikata. Faji qëndron në kupolat sindikale ‘ tha ndër të tjera zoti Xibri kur u pyet për rolin e sindikatës për këtë ngjarje.

Mbi duart e kujt është ky gjak i këtyre tre persona dhe 300 te tjerë? 

'Në rastin konkret duket sikur ato e kanë marrë të vërtetën me vete .Sepse janë pikërisht personat që vdiqën të cilët ishin fajtorët për vdekjen e  tyre. Dhe është e vështirë të gjesh një përgjigje direkte. Por ka një përgjigje tjetër që fillon nga arsyet paraprake përse këta persona u ndodhen në këto kushte’ u shpreh Xibri.

‘Ne duhet të mësohemi me ndeshkueshmërinë e çdo vepre penale, çdo thyerje ligji duhet të ndëshkohet. Prandaj e thashë dhe në fillim që organet hetimore, policia, prokuroria më pas, gjykata duhet ta mbylli këtë dosje, me një fajtor nëse ka dhe duhet ti tregojë opinionit publik se për çfarë ka ndodhur kjo. Sepse duke hetuar një dosje ndalon ngjarjet e tjera. Përgjigjet duhet ta japin organet e drejtësisë’ është shprehur Çupi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco