Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e premte

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e premte

23:13, 29/10/2020
A+ Aa A-

Mirëmëngjes nga SH.M.U dhe më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit për dy ditët në vijim!

Për ditën e nesërme (Premte) moti në orët e para të mëngjesit do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht në relievet e larta malore në formë shtrëngatash afatshkurtër.

Megjithatë kjo paqëndrueshmëri nuk zgjat shumë dhe pjesa tjetër e ditës parashikohet të ketë mot të kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare. Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim dhe shpejtësi 1-10m/s dhe lokalisht përgjatë vijës bregdetare deri në 15-17m/s.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco