Ja sa përqind e banorëve të Tiranës janë imunë ndaj Covid-19

Ja sa përqind e banorëve të Tiranës janë imunë ndaj Covid-19

18:57, 28/10/2020
A+ Aa A-

10 % e popullatës ne nivel global ka arritur te imunizohet  nëpërmjet infektimit nga koronavirusi. Imunologët thonë se kjo shifër ndryshon në varësi të dendësisë së popullsisë duke i bërë kryeqytetet vatrat më të mëdha të infeksionit e për rrjedhojë edhe me një imunitet më të madh të popullsisë.

“Aktualisht në Tiranë ne jemi afër 20% ndërsa në rang vendi mund të jemi tek 10% akoma, por kjo gjendje imunitare është ende larg pragut të imunitetit kolektiv asaj që quhet imuniteti i tufës që duhet të jetë 60%”, tha për TV Klan imunologu Genc Sulçebe.

Ende nuk ka të dhëna të sakta rreth imunitetit që lë Covid-19 pas tejkalimit të sëmundjes , por ekspertët janë të mendimit se ai është i ngjashëm me Sars-Cov-1 dhe Mers.

“Ndaj këtij virusi nuk kemi shifra të sakta por mendohet se imuniteti dhe këtu do jetë i ngjashëm do ketë një zgjatje 1 der në 2 ose me tepër vjet pra duhet të jemi të qetë se pas kalimit të këtij infeksioni ne kemi imunitet jemi të mbrojtur nga riinfektimet e mëtejshme”.

Nga ana tjetër mjekët infeksionit kërkojnë rishikim të protokolleve të mjekimit veçanërisht për mjekët e familjes.

“Është momenti të rishikohen protokollet e në kushtet ambulatore dhe sjellja e çdo mjeku në përshkrimin e barnave për këto të sëmurë pasi ka mbipërdorim të antibiotikeve dhe kortizonikëve në kushte ambulatore”.

Shumica e të infektuarve po e kalojnë në mënyre asimptomatike, ose në gjendje të lehtë. Ata janë infektuar njëlloj si personat me shenja të sëmundjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

...28/10/2020 23:30

Nje shkencetar Rus ka vene veten ne prove dhe eshte ri-infektuar nga virusi duke konkluduar se nuk arrihet imuniteti i tufes... ke te besojme tani?!

Karma28/10/2020 21:01

Po cfare imunitet tufe 60%!? A eshte vete OBSH dhe mjeket tane qe llomotisin tere diten se 80% e te infektuarve nuk kane simptome, cka do te thote se jane imune, as nuk duan tja dine fare. Kjo tashme po behet gjithnje me e pakontrollueshme me gjithe kete keqinformim dhe cinformim. Suedia e ka kaluar tashme dhe pse e kritikuar per filozofine e perdorur asnje spo ja kalon. Vec lloqe kavaje hidhe prite si nga O SH si nga kushdo qe del ne tv. Hajde bejme na i lek dhe kontrollojme njerezit.

Shto koment

Denonco