Mjekja shqiptare: Nëse rastet rriten, do përjetojmë situatën e Italisë

Mjekja shqiptare: Nëse rastet rriten, do përjetojmë situatën e Italisë

17:17, 28/10/2020
A+ Aa A-

Mjekja Marsela Ceno, e cila punon në Gjermani, tregoi për “Dita jonë”, në A2, situatën që po përjeton ky vend javët e fundit, pas rritjes së rasteve të koronavirusit.

“Po përballemi me valën e dytë, por ka një pjesë të popullsisë që nuk e kupton rëndësinë e situatës dhe proteston kundër masave shtrënguese, ndërsa ne në spital po ndjejmë rritjen e numrit të personave të shtruar. Kemi 6-7 pacientë, në ditë, në terapi intensive dhe duke parë rastet e reja jemi në një situatë alarmi”, tha Ceno.

Sipas saj, “nëse tendenca nuk ulet, edhe Gjermani do të gjendet përballë situatës që përjetoi Italia gjatë valës së parë”.

Sa i përket vaksinës, mjekja thotë se fillimisht janë personat e rrezikuar që do ta marrin, ndërsa vaksinimi në masë duhet të presë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi 28/10/2020 23:44

Perralla nga e kaluara, na tregove dr. Marsela, vaksine o ka shume, ose s’ka fare!???!

Shto koment

Denonco