Moti më 27 - 28 tetor 2020, të martën dhe të mërkurën Labinot, tetor 2020

Moti më 27 - 28 tetor 2020, të martën dhe të mërkurën

06:15, 27/10/2020
A+ Aa A-
Gadishulli i Ballkanit  po vijon të jetë  në ndikimin zonës me presion të  lartë atmosferik duke ifluencuar në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot të qëndrueshëm.

E Martë dt 27 Tetor 2020

E Martë dt 27 Tetor 2020 moti do të jetë me mjegull të dendur në Jug në orët e para të  mëngjesit, alternime kthjelliemsh me vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara në Veriperëndim. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim (SW) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në vlerat maksimale.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  7/21°C

Zonat e ulëta  9/24°C

Zonat bregdetare 13/23°C

E Martë dt 27 Tetor 2020

Kosova për ditën e Martë dt 27 Tetor 2020 moti do të jetë me mjegull në orët e para të mëngjesit,  vranësira mesatare dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C në mëngjes, ndërsa vlerat maksimale do të luhaten 17°C-20C° gradë Celcius.

E Mërkurë  dt 28 Tetor 2020

E Mërkurë  dt 28 Tetor 2020 moti do të vijojë me vranësira mesatare deri të dendura. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim (NW) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në vlerat maksimale.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  8/19°C

Zonat e ulëta  10/23°C

Zonat bregdetare 13/21°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco