Moti, e hëna dhe e marta nisin me rritje temperaturash

Moti, e hëna dhe e marta nisin me rritje temperaturash

07:00, 26/10/2020
A+ Aa A-
Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të qëndrueshme të cilat do të ifluencojnë mot të stabilizuar në fillimin e javës në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E Hënë dt 26 Tetor 2020

Fillimi i javës dt 26 Tetor 2020 moti do të jetë  me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi maksimale 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta në mesditë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  5/19°C

Zonat e ulëta  5/22°C

Zonat bregdetare 10/22°C

E Hënë dt 26 Tetor 2020

Kosova për ditën e Hënë dt 26 Tetor 2020 moti do të jetë me mejgull në orët e para të mëngjesit vranësira mesatare. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4°C në mëngjes, ndërsa vlerat maksimale do të luhaten 16°C-19C° gradë Celcius.

E Martë dt 27 Tetor 2020

E Martë dt 27 Tetor 2020 moti do të vijojë me kthjellime dhe vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara në veriperëndim. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim (SW) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në vlerat maksimale.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  7/19°C

Zonat e ulëta  9/24°C

Zonat bregdetare 13/23°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco