Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Profesori italian: E vërteta e sëmundjeve nga Covidi dhe protokollet e gabuara

Profesori italian: E vërteta e sëmundjeve nga Covidi dhe protokollet e gabuara

16:27, 21/10/2020
A+ Aa A-

A ka një valë të dytë pandemie dhe kë duhet të besojmë në kohën e epidemisë informative? Prof. Giulio Tarro, Primar i Spitalit Cotugno në Itali pas dëgjesës në Dhomën e Senatit dhe Deputetëve në Itali, në një intervistë për ‘Tempora’ në RTV Ora, i ka kthyer përgjigje kësaj pyetjeje e shumë të tjerave që qytetarët ngrenë ditët e fundit kur shifrat e infektimeve me Covid njohin rritje në të gjithë botën, kryesisht në Europë.

INTERVISTA:

Sonila Meço: Profesor para disa ditësh të gjithë dëgjuam, seancën e zhvilluar si në Senat, ashtu edhe në Dhomën e Deputetëve ku një grup mjekësh, përfshirë dhe Ju, keni bërë deklarata shumë të forta, për shembull që disa mjekë janë shndërruar në instrumenta vdekjeje gjate pandemise, që kemi vendosur dënimin me vdekje në Itali me protokollet e ndjekura për të semurët me covid, nuk mendoni se janë të ashpra si deklarata? Përse keni arritur në këto përfundime?

Prof. Giulio Tarro: Në fakt, duhet theksuar që kjo i referohet në veçanti periudhës së fillimit të epidemisë në Itali kur ishte këshilluar që mos të bëheshin autopsi. Ajo që duhet theksuar është se Corona ishte një virozë, pra një sëmundje e shkaktuar nga virusi, por duke qenë se nuk këshillohej autopsia nuk kuptohej si vepronte. Ky virus shkonte dhe godiste muret e enëve të organeve jetësore, duke shkaktuar në këtë mënyrë tromboemboli dhe ky ka qenë shkaku kryesor i vdekjeve sidomos në Lombardi dhe kjo situatë u zbulua më pas dhe me autopsitë që më në fund u kryen. Natyrisht, pacienti që shfaq virusin, në terapi intensive duke mos u trajtuar me kortizon dhe eparinë që do të kishte parandaluar këtë tromboemboli në enët e vogla të organeve jetësore, sigurisht që ai do të kishte mbijetuar, prandaj pati këtë lloj distancimi të atij që quhet angazhimi i mjekut qoftë nga vetëdija që nuk do të bëhej autopsia, por nga ana tjetër e gjitha kjo do të kishte dhënë elementët e nevojshëm për një terapi intensive ndryshe.

Sonila Meço: Atëherë për këtë mund të themi që nuk ka qenë virusi që ka vrarë, por protokolli apo metoda me të cilën është përballuar kjo pandemi?

Prof. Giulio Tarro: Ju thoni diçka të drejtë, sepse ka patur një ndryshim të dukshëm midis vdekjeve që për fat të keq ka qenë një raport 28:1 siç është thënë në Gjermani, por edhe në lidhje me atë që ndodhi edhe në zona të ndryshme të Italisë, sidomos në pjesën qendrore dhe jugore të ishujve të mëdhenj ku përdorimi i kortizonit dhe i eparinës ishte një praktikë rutinë që përdorej tek Urgjenca.

Sonila Meço: E kuptova! Terrorizmi i të vdekurve që nuk ekzistojnë, një frazë tjetër që doli prej degjeses ne dhomen e senatit dhe te deputeteve. Çfarë do të thotë?

Prof. Giulio Tarro: Unë do të thoja që jemi në atë pikë që mund të bëjmë dallimin midis asaj që ndodhi në mars ku kishim një kurbë epidemike që rritej në mënyrë eksponenciale, e cila pati dhe pikun e saj nga fundi i marsit, fillimi i prillit dhe asaj që do të duhet ta quanim si kurba e vdekshmërisë që i referohet përqindjes së të vdekurve dhe të infektuarve. Nëse kjo ndodhi veçanërisht në mars, ne tani kemi një situatë krejtësisht ndryshe, sepse këto përqindje për fat të mirë nuk janë më dhe tani në këtë periudhë në tetor përqindja është shumë më ulët siç tregohet edhe në të gjithë botën.

Sonila Meço: Atëherë, a ekziston mundësia e një vale të dytë apo jo?

Prof. Giulio Tarro: Vala e dytë është disi e veçantë. Të quash valë të dytë këtë sipas Organizatës Boterore te Shendetit është një situatë që varion nga një vend në tjetrin, edhe në bazë të stinëve. Tek ne nisi në pranverë, kurse tek vendet që ndodhen poshtë ekuatorit ishin në dimër, në Australi, Zelandë të Re, Afrika e Jugut, Argjentinë, Kili. Ne duhet të bëjmë disa llogari me këtë pandemi. Sot është e vështirë të flasësh për një valë të dytë kur 95% e subjekteve që janë praktikisht pozitivë janë asimptomatikë. Pra, një situatë që nga pikëpamja imunologjike deshmon se pjesa më e madhe e deklaruar nuk perben ndonjë problem, përveçse çështje gabimi bazë tamponi si mjet diagnostifikimi. Këtu ekziston rreziku të përcaktosh subjektet të infektuar nga sëmnundja kur subjektet tashmë kanë prodhuar antitrupat, dhe kjo paraqet atë që quhet imuniteti i tufës.

Sonila Meço: Dje degjova edhe kancelaren gjermane Angela Merkel, ajo fliste para kombit me një lloj kujdesi, fliste për ruajtjen e distancës, për masat që duhet të jenë të ashpra, nuk foli për një mbyllje të mundshme, por në vende të tjera të Evropës po flitet edhe për mbyllje, sipas Jush po ekzagjerojnë apo kjo situate kerkon te përballohet sikurse me valën e parë në mars apo prill?

Prof. Giulio Tarro: Unë mendoj që pika jonë e referimit duhet të jetë Suedia ku e përballuan epideminë, duke lejuar qarkullimin e virusit midis të rinjve, duke mbrojtur të moshuarit dhe subjektet të ekspozuar apo të sëmurë ndaj patologjive të tjera dhe ata në mënyrë të veçantë nuk patën asnjëlloj problemi sidomos me problematikat që kanë të bëjë me ekonominë. Ne vetë në Itali, nuk mundemi dhe nuk duhet të ndërmarrim kufizime të tjera përveçse atyre që lidhen me subjekte që nuk janë objekt apo që nuk mund të infektohen. Tashmë duhen interpretuar këto rezultate të tamponeve që në 95% të rasteve na japin subjekte asimptomatikë, duke vecuar subjektet që shfaqin simptoma fillestare që në fillim të vetë sëmundjes dhe kjo le të themi nuk është arsye e fortë për t’iu rikthyer karantinës së famshme.

Sonila Meço: Po imuniteti i tufës, a mund të flasim për të? A kemi arritur në atë pikë? Flasim për Italinë që ju e njihni mjaft mirë, më pas do t’ju pyes edhe për Shqipërinë.

Prof. Giulio Tarro: Sigurisht, më duhet të them që në fund të muajit mars, pati një hetim ku u përdor anija e njohur kroçera ‘Diamant Princess’ që ishte e bllokuar në Japoni, me turistët tanë, ekuipazhin italian dhe komandantin italian ku u bë e mundur të mateshin ata që në fakt ishin të infektuar nga ata që nuk kishin lidhje me qarkullimin e virusit, pavarësisht për fat të keq te 10 viktimave që pati. Por duke përdorur të themi këtë komunitet të mirëpërcaktuar u tha në atë kohë që subjektet në Itali që mund të ishin prekur nga Coronavirusi ishin plot 11 milionë e 200 mijë. Shifra të konfirmuara nga Imperial Hall në Londër që tha për 6 milionë italianë që ishin prekur me siguri nga Coronavirusi që do të ishte 60% e popullatës. Kjo do të thotë se në fund të gjithë kësaj periudhe ne mberritem në fund të epidemisë, e kemi patur në fillim të verës sonë , por ka patur dhe raste që kanë ardhur nga kufinjtë, nga Bullgaria, Bangladeshi me fluturimet nga Fiumicino, le të themi tregtarët tanë që shkonin e vinin nga Bosnia, Sllovenia. Nga pikëpamja e epidemisë ishte një periudhë e përfunduar nga ana jonë, ndaj them se kontrolli i kufijve është themelor.

Sonila Meço: Ka ende shumë të panjohura, pasi disa njerëz e kalojnë më rëndë, disa më lehtë, ka mënyra të te ndryshme kurimi e reagimi, ka dallime në protokolle, apo në mënyrën sesi ndërhyhet me terapinë farmaceutike.

Prof. Giulio Tarro: Ajo që është e rëndësishme, në këtë fazë është se ne duhet të kemi parasysh vdekshmërinë e subjekteve që janë të shtruar në terapi intensive. Por sigurisht që ka dallim të dukshëm në krahasim me muajin mars, ajo që mund të vërejmë sot është se kemi një përqindje tjetër të këtyre subjekteve dhe të njëjtën gjë mund të themi fatmirësisht për përqindjen e viktimave, pra ata që nuk janë praktikisht në gjendje ta mposhtin sëmundjen, sepse ata kanë bashkëshoqëruese patologji të tjera dhe ky është problemi që ne kemi në Itali. Çdo ditë vdesin rreth 600 njerëz për sëmundje kardiovaskulare, 500 për sëmundje tumorale, por vdekja nga COVID shkon nga 1 – 5% dhe në njëfarë kuptimi duhet të kemi parasysh se këto janë sëmundjet që kryesojnë dhe nuk duhen anashkaluar nga mjekët sidomos ndërhyrja për këto sëmundje specifike. COVID sot ka terapinë e vet për rreth 81% dhe terapinë për subjektet në fazë kritike dhe sigurisht në këtë situatë sieroterapia përfaqëson ndërhyrjen e zgjedhur.

Sonila Meço: Atëherë, mbi masat që gjithsecili nga ne mund të marrë për të shmangur infektimin nga ky virus, do të ishte gjithmonë distancimi social, higjiena personale, por në Shqipëri është e detyrueshme mbajtja e maskës, jo vetëm në mjediset e brendshme, por edhe në ato të jashtme.Ju duket normale kjo gjë?

Prof. Giulio Tarro: Për mua, por edhe këndvështrime të tjera që paraqesin sidomos vendet skandinave kjo është një masë e ekzagjeruar, sepse nuk lidhet me atë që është thënë gjithmonë. Maska duhet mbajtur nga personi që rezulton i infektuar për të evituar mundësisht përhapjen e mëtejshme të virusit, sigurisht operatorët sanitarë që janë në kontakt të vazhdueshëm me këta subjekte mund të infektohen. Në këtë pikë mund të themi që maska mund të mbahet kur zvogëlohet kjo distancë sociale sidomos midis subjekteve, njerëzve që nuk njihen me njëri – tjetrin. Ky përfaqëson një sistem që lidhet me normat e higjienës dhe distancimin social që duhet të zbatohet në këtë periudhë të epidemisë. Por dua të theksoj që maska nuk duhet absolutisht të mbahet nga fëmijët nën moshën 12 vjeç dhe në veçanti deri në 6 vjeç.

Sonila Meço: Një pyetje të fundit profesor. Dëgjova kolegun tuaj në seancën e Dhomës së Deputetëve që kur i referohej informacionit publik për Coronavirusin e pagëzoi një pjesë të shtypit të korruptuar.. Në fakt shohim që ka shumë lajme të rreme, informacione të tjera që nuk përputhen, cili është mendimi Juaj mbi rolin e shtypit në këtë moment?

Prof. Giulio Tarro: Për fat të keq duhet ta themi që kemi patur një shtyp të keqkuptuar qe mbillte terror, stres, dhënia e informacionit në formën e buletineve të luftës influencon edhe tek njerëzit, duke e ulur edhe më shumë gjendjen e imunitetit: psh ne këtë periudhë ne në Itali e kemi rritur përdorimin e tamponëve rreth 150 mije në krahasim me disa mijëra në muajin mars, sigurisht që një përqindje në këtë rast shton të rezultuarit pozitive, por ka ende një përqindje shumë të lartë që nuk mund të konsiderohen subjekte të sëmurë, të cilët në fund janë asimptomatikë. Por kjo nuk mund të sherbejë per shtimin e panikut sic disa media po bejnë.

Sonila Meço: Profesor unë ju falenderoj për gatishmërinë, e çmoj prezencen tuaj ekskluzive per Tempora!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco