FOTO/ Credins Bank mbështet Artin!

FOTO/ Credins Bank mbështet Artin!

12:57, 19/10/2020
A+ Aa A-

Prej vitesh Banka Credins ka dhënë kontributin e saj në mbështetje të artit dhe kulturës shqiptare.

Dhe sot, në këto kohë të vështira të pandemisë, duam të jemi pranë artistëve.

Arti është mjeti i reflektimit dhe pasqyrimit i tërësisë së zhvillimit të njerëzimit deri sot, dhe një nga vendtakimet më të shpeshta me artin janë muzeumet.

Ndaj, Banka Credins, hapi dyert e saj për të promovuar dhe mirëpritur në ambientet e degës qendrore në Tiranë, një ekspozitë me pikturat e artistit të mirënjohur dhe talentuar shqiptar, z. Abaz Hado.

Që prej vitit 1972 e deri më sot, për 44 vite me radhë, ngjyra e individualitetit përherë i jep forcë punimeve të tij, pa humbur emocionin e krijimit.

Hado spikat si një zë i veçantë në grafikën bashkëkohore shqiptare dhe punimet e tij komunikojnë me publikun duke i bërë më impresionuese. Koleksioni i veprave të realizuara gjatë pandemisë, sjell shpresë dhe nxit solidaritetin në periudhën që po jetojmë.

Me ekspozitën e fundit të sapo hapur në Bankën Credins, Hado i është drejtuar tematikave të reja surrealiste, abstrakte, me ngjyra të qarta, të çelta, me frymë të theksuar optimizmi dhe me një teknikë të lartë profesionale, që krijon një energji pozitive gjithëpërfshirëse dhe një tërheqje të fuqishme emocionale për publikun dhe adhuruesit e artit të tij.

Duke e kthyer degën tonë qendrore në një galeri arti, japim dhe një mesazh optimist për të vazhduar dhe vlerësuar të bukurën, artin dhe artistët tanë.

I japim një kënaqësi më shumë çdo stafi dhe klienti të bankës që hyn në degë, të shijojë punimet e mrekullueshme të z.Hado

Në këtë mënyrë, ne si bankë bashkë me klientët tanë përfshihemi në një mbështetje sado të vogël, por domethënëse që në këto kohë të vështira i japim artistëve tanë, duke qenë inovativë dhe me ide të reja për të promovuar sa më shumë artin shqiptar.

Shqipëria është vendi i qindra dhe mijëra artistëve të talentuar, të cilët sot kanë nevojë për mbështetje, ndërkohë që arti i tyre mund të krijojë më tepër frymëzim dhe ti japë më tepër shpirt dhe gjallëri  biznesit dhe jetës së gjithë vendit.

Këtë iniciative të re, do ta vazhdojmë më tej, me projekte të tjera interesante duke e kthyer në një traditë mjaft të bukur për bankën Credins.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco