Fashion Group Albania dhuron 30 mijë euro për shtresat në nevojë

Fashion Group Albania dhuron 30 mijë euro për shtresat në nevojë

12:23, 19/10/2020
A+ Aa A-

Fashion Group Albania, shoqëri e Grupit BALFIN, i dhuroi Bashkisë së Tiranës mbi 5000 veshje me vlerë rreth 30000 euro për t’u shpërndarë te nënat dhe fëmijët e disa prej familjeve më në nevojë.

Të gjitha veshjet janë të papërdorura dhe janë të markave Prenatal dhe Mango. Përveç veshjeve, janë dhuruar edhe 15 kosha e karroca për të posalindur e fëmijë deri në 3 vjeç.

Shpërndarja e materialeve në fjalë u bë në qendrën sociale  ‘Gonxhe Bojaxhi’ të bashkisëTiranë, nga ku do të mbulohen nevojat për 4 prej njësive administrative të kryeqytetit.

Në aktivitetin e organizuar enkas me këtë rast ishte pjesëmarrëse edhe nënkryetarja e bashkisë, Anisa Ruseti, e cila vlerësoi dhurimin nga ana e Fashion Group Albania, dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka treguar Grupi Balfin për komunitetet në nevojë në Tiranë.

‘Ju falënderojmë jashtë masë si Grup, pasi veshja, përveçse është e domosdoshme, tregon edhe dinjitetin e njeriut. Dhe personat përfitues në këtë rast nuk është se kanë gjithnjë mundësi të blejnë veshje të reja, kështu që e vlerësojmë jashtë mase’, - tha ajo.

Ornela Kastrioti, menaxhere për komunikimin dhe marketingun në FGA, u shpreh: ‘Në punën tonë të përditshme udhëhiqemi nga parimi që njerëzit janë mbi çdo gjë. Prandaj gjithmonë jemi pranë komuniteteve e njerëzve në nevojë. Si pjesë e Grupit Balfin edhe ne e kemi pjesë të strategjisë tonë aktivitetet e përgjegjësisë sociale’.

Shpërndarja e artikujve për foshnjat u bë derë më derë për shkak të pandemisë dhe aktiviteti u organizua duke respektuar të gjitha rregullat e distanicimit social.

Ky ishte dhurimi i dytë i një vlere të konsiderueshme që Fashion Group Albania ka bërë gjatë vitit 2020, pavarësisht faktit që pandemia e ka bërë këtë vit më të vështirë për bizneset në përgjithësi, në Shqipëri, por jo vetëm. Në janar 2020, Fashion Group Albania, në bashkëpunim me Fundjavë Ndryshe dhuroi 10.000 euro për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Ndërkohë, që në shtator të këtij viti, kjo kompani, në bashkëpunim me AlbChrome, iu gjend pranë fëmijëve të minatorëve në Bulqizë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, duke i pajisur ata me veshje të reja në prag të dimrit.

Fashion Group Albania menaxhon marka ndërkombëtare veshjesh e aksesorësh si Mango, Cortefiel,Prenatal, Okaidi, Springfield, Geox, Women’ Secret, ParfoisdheCarpisa. Kjo e bën grupin më të madh për tregtinë e veshjeve në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

aqif21/10/2020 14:12

Ore pse nuk i postoni te gjitha komentet juve Ato qe une kam thene he se i bejne per rreklame. Ca lesh media jeni juve lirine e fjales e kerkoni po vet nuk e lejoni. leri mo komentet te gjitha ashtu si jane

aqif21/10/2020 14:10

he mo se e bejne per rreklam keta

aqif19/10/2020 13:48

shume mire bravo

Shto koment

Denonco