Mot i qëndrueshëm në Shqipëri dhe Kosovë këtë fillim jave Kaprrè e Gimajve, tetor 2020

Mot i qëndrueshëm në Shqipëri dhe Kosovë këtë fillim jave

07:00, 19/10/2020
A+ Aa A-
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qëndër kryesore në Europën lindore e cila do të kushtëzojë mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë në fillimin e javës.

E Hënë dt 19 Tetor 2020

E Hënë 19 Tetor 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje (NE) me shpejtësi maksimale 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë merritje në mesditë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  4/18°C

Zonat e ulëta  5/23°C

Zonat bregdetare 10/22°C

E Hënë dt 19 Tetor 2020

Kosova për ditën e Hënë dt 19 Tetor 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 0°C në mëngjes, ndërsa vlerat maksimale do luhaten 14°C-16C° gradë Celcius.

E Martë dt 20 Tetor 2020

E Martë 20 Tetor 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në Jug-lindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  5/18°C

Zonat e ulëta  5/22°C

Zonat bregdetare 10/22°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco