A do mbyllen shkollat? Një lajm fals dhe përgatitjet për mësim online

A do mbyllen shkollat? Një lajm fals dhe përgatitjet për mësim online

15:18, 17/10/2020
A+ Aa A-

Gjatë orëve të fundit ka qarkulluar një email në adresat e shumë prindërve dhe mësuesve që do të mbyllet shkolla në datën 2 nëntor.

Në emailin që u bë viral thuhej se do të mbyllet procesi mësimor për shkollat publike dhe jo publike duke nisur nga data 2 nëntor, për një periudhë 3-mujore, si pasojë e shtimit të rasteve me Covid.

Por si qëndron e vërteta?! Burime nga ministria e Shëndetësisë, konfirmojnë se ky email nuk është i vërtetë. Burime zyrtare nga MSH përgënjeshtruan faktin se ishte marrë një vendim i tillë për mbylljen e shkollave dhe se emaili është fals.

Megjithatë, ndonëse asnjë nuk e dëshiron, frika dhe pasiguria e shtuar me valën e dytë të COVID-19 ka vënë mësuesit në “luftë” me kohën, për të mësuar sa më shpejt se si të japin mësim “online”.

Për të mos u përballur me kokëdhembjen që u shkaktonin rrjetet sociale në 3-mujorin e vitit që lamë pas, arsimtarë të rinj e të vjetër i janë futur punës për të mësuar platformat, me anë të së cilës duhet të mbajnë lidhur nxënësit me shkollën. Ndonëse duhet ta kishte përfunduar me kohë, që kur nxori skenarët e mundshëm të mësimdhënies në këtë periudhë, Ministria e Arsimit ka nisur trajnimet e mësuesve, duke i paraprirë kështu mundësisë së rikthimit të mësimit “online”.

Në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar u bëhet thirrje mësuesve për trajnime “online” që do mbahen përgjatë 22 tetorit deri më 19 nëntor, ndërsa mësohet se deri tani, nga 28 mijë mësues, rreth 17 mijë prej tyre janë trajnuar për përdorimin e platformave, në rast të rikthimit të mësimit në kushte shtëpie.

Në disa shkolla të kryeqytetit, mësuesit kanë nisur shpërndarjen e kodeve të aksesit për çdo klasë, ndërsa në disa të tjera as që flitet për një gjë të tillë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Suzi17/10/2020 15:32

Ne nje shkolle private ne 10 nxenes 6 jane me temperature 39 prej 2 javesh dhe nuk lejohen te rrine ne shtepi as klasa nuk pezullohet. C duhet te bejme, cilin te njoftojme, arresi jme femijet dhe gjithe personat qe do ti takojne

Shto koment

Denonco